Sport

Babai i Haalandit zbulon të ardhmen e të birit

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 20 November 2020

Eling Haaland, ylli i Borussia Dortmundit po shkëlqën në BundesLigën, shkruan Gazeta inFokus.

Norvegjezi u bë pjesë e BVB-së në janar të këtij viti për 30 milionë dhe deri më tani ka bërë paraqtije të jashtëzakonshme.

Ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2024, kurse nga viti 2022 mund të bëhet një klauzolë rreth 75 milionë euro, për ta nënshkruar atë.

-Advertisement-

Duke parë talentin dhe aftësitë e sulmuesit 20 vjeçar, ofertat ka shumë klube nuk kanë munguar.

Juventusi, Real Madridi dhe Manchester United janë disa nga ekipet që duan ta transferojnë futbollistin.

Por, babai i tij, Alf-Inge, ka deklaruar për Sport1 se i biri është i lumtur në Dortmund dhe nuk po e mendon largimin.

“Kur luan mirë, ka kuptim që klubet e mëdha të të trokasin në derë, por këto janë vetëm spekulime.

Ne nënshkruam një kontratë afatgjatë me Dortmundin dhe ky është një ekip fantastik për Erling për momentin. Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë mendoj se ai dëshiron të fitojë trofe me Borussian.

Ky është qëllimi i tij. Erling ende mund të arrijë shumë në Gjermani dhe të bëjë përparime të mëdha” ka thënë babai i 20 vjeçarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera