Lajme

Babai i dy të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçes thotë se rastin ia ka dorëzuar policisë dhe e “përkahë çdo vendim”

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 26 January 2023

Nën prangat e policisë ranë disa orë pas dyshimeve se kryen veprën penale. Ekrem Rexhepi e Shkelqim Kamberi bashkë me tre të mitur tjerë tash e pesë muaj per kete u privuan nga liria.

Të njëjtit akuzohen për dhunimin e nje 11 vjeçareje, në gusht të vitit që lamë pas.

Por një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës u dha shpresë që së shpejti do të jenë të lirë.

Ani pse u bë publik një ditë më parë vendimin për hedhjen e aktakuzës për pesë të dyshuarit ishte marrë më datë 13 të këtij muaji.

Kësisoj Prokuroria Themelore e Prishtinës këtë të enjte dorëzoi ankesë në Gjykatën e Apelit.

Pak orë pas kësaj ankese, Apeli anuloi vendimin e Gjykatës Themelore për heqjen e aktakuzës, shkruan T7, përcjell Reporteri.net.

Ndërkohë avokati i 11 vjeçares Tom Gashi deklaroi që kjo është neglizhencë e bërë në kohën kur kanë nisur hetimet.

Veç tjerash Gashi tha që gjendja psikologjike e të miturës vazhdon të jetë e rëndë.

Pavarësisht që është avokat mbrojtës i të akuzuarit kryesor për këtë ngjarje të rëndë, Fitim Limani pohoi që nuk ka qenë në dijeni për këto vendime.

Sipas tij kjo është shkelje e Kushtetutës.

Ndërkohë secilin vendim te organeve te drejtësisë për këtë proces, Hajdar Rexhepi babai i dy prej të akuzuarve thotë se e përkrahë.

Rexhepi pohon gjithashtu që djemtë nuk e kanë qenë në dijeni për këto zhvillime.

Pesë të dyshuarit do të vazhdojnë të jenë në paraburgim deri në muajin shkurt.

Barazo faturën në Meridian Express dhe dhuro për fëmijët SOS Fshatrave

Të tjera