Sport

Babai e mbron Leartin Paqaradën pas autogolit

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 07 October 2017

Shukri Paqarada, babai i Leartit, e ka mbrojtur të birin pas autogolit që shënoi në ndeshjen ndaj Ukrainës

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Laert Paqarada shënoi autogol në sfidën ndaj Ukrainës.

Ukrainasit ishin duke vuajtur për të gjetur golin, deri në minutën e 60-të kur 22-vjeçari dërgoi me kokë topin në portën e Samir Ujkanit.

Pas këtij episodi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i babait të mbrojtësit, Shukriut, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i jep kurajë të birit.

-Advertisement-

Ai ka kujtuar që para pak kohësh mesfushori kilian i Bayernit, Arturo Vidal shënoi një autogol më “të bukur”.

“Autogoli i Vidalit ka qenë më i mirë se i Laertit. Ndodh edhe kjo në futboll. Forca Laert. Bëhu edhe më i fortë”, shkruan Shukri Paqarada. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera