Lajme

Babai bën vajzën 17 vjeçare për spital

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 23 September 2020

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan të martën, rreth orës 14:10, në fshatin Ponesh të Gjilanit.

Viktima 17 vjeçare ka raportuar babain e saj në polici pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Me ç’rast, “viktima i është nënshtruar tretmanit mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

-Advertisement-

Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera