Fun & Video

“Babagjyshi turk dëbohet”, provokimi i fundit i Tvboy

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 10 December 2018

Kolektivi artistik që mblidhet nën markën Tvboy, kthehet me një mural që ka hapur diskutime. Në Milano, në mënyrë simbolike pranë Largo delle Culture, një Babagjysh turk, prangoset dhe dëbohet nga një polic italian, i cili ka tiparet e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini.

“Leja e qëndrimit e mohuar për Santa Claus, askush nuk u kujtua se San Nicola erdhi nga Turqia”, shkruan ai në TVboy dhe më pas shton në një intervistë në “Repubblica”: “Shumë mendojnë se legjenda e Santa Claus është nordike, por Babai i Krishtlindjeve ishte Shën Nikolla, bizantin, reliket e tij u vodhën në Turqi dhe më pas u dërguan në Bari”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera