Rozë

“Baba Stars” në krizë, a po përçahet labeli? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 07 November 2017

Albert Krasniqi, i cili ka nën menaxhim reperët Skivi dhe Cozman, mbrëmë përmes një statusi të postuar në rrjetin e tij social Instagram ka shfryer mllefin e tij kundrejt reperit Getoar Selimit.

Ai ndër të tjera kishte kritikuar atë dhe menaxherin e tij Dekorim Sahitin, ku sipas tij vetëm Geti dhe Majku po i marrin datat e koncerteve, duke e lënë anash Onatin. Madje Alberti nuk mjaftohet me kaq ai përdor edhe fjalë fyese e banale në adresë të Getit, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Ndërsa disa orë më pas Alberti nuk është mjaftuar dhe ka postuar edhe një fotografi në të cilën shihet ai bashkë me Skivin, Cozman-in dhe Dj, Jungle. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të Getoarit, apo edhe pjesëtarëve të tjerë të label-it Baba Stars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera