Lajme

Azilkërkuesit janë duke bërë “kërdi” në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 27 October 2020

Azilkërkuesit që po e përdorin Kosovën si vend transit për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë qëndrimit në Kosovë, janë shndërruar në një problem shumë të madh për qytetarët, zonat ku banojnë, po ashtu po paraqesin sfidë edhe për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës Janar–Tetor 2020, azilkërkuesit deri më tani kanë kryer gjithsejtë 18 raste të veprave penale, ka bërë të ditur Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Indeksonline.

Sipas policisë në këto vepra penale përshihen: tre raste të vjedhjeve, dy raste të rrahjes/sulme, tre raste sulm ndaj personit zyrtarë/pengim të personit zyrtarë, pesë raste të lëndimeve trupore, një rast lëndim i lehtë trupor, një rast zjarrvënie dhe tre raste posedim i narkotikëve.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka vënë në dukje se prej rasteve të lartcekura, 15 janë dorëzuar në prokurori, kurse 3 janë akoma nën hetime. Ndërsa sa i përket rastit të fundit të zjarrëvenies së xhamisë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 30 ditë.

Vlen të theksohet se azilkërkuesit janë bërë shqetësim i madh për banorët e fshatit Magure të Lipjanit, sidomos nga ata azilkërkues që nuk janë të vendosur në Qendrën e Azilit të MPB-së. Pas rastit të zjarrvënies së xhamisë, ku është arrestuar një azilkërkues, banorët e këtij fshati kanë protestuar duke kërkuar largimin e qendrës së Azilit nga ky fshat.

Ndërkohë që protestave të banorëve për heqjen e kësaj qendre nga fshati, i janë përgjigjur përgjegjësit e Qendrës së Azilit, të cilët kanë thënë se si për vendosjen, ashtu edhe për heqjen e kësaj qendre, është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Lipjanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera