Lajme

Azilkërkuesit bëjnë për spital pesë zyrtarë policor, në Lipjan

Autori: L Abazi 11:15 | 20 January 2021

Janë arrestuar katër azil kërkues pasi kishin tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë.

Të dyshuarit kishin ardhur nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë dhe kishin tentuar të futen me forcë në qendrën e azil kërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportit thuhet se gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor.

-Advertisement-

Si pasoj e lëndimeve të marra zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera