AZHB: Makineria bujqësore, pa numër serik nuk do të rimbursohet
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 15 December 2018
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), njofton të gjithë fermerët përfitues të granteve investive, sidomos ata që në planet e tyre të biznesit kanë paraparë blerjen e makinerisë bujqësore, që të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjes së tyre, pasi që disa prej këtyre pajisjeve janë identifikuar pa numër serik dhe të dhëna teknike. Për këtë arsye, AZHB ua tërheq vërejtjen fermerëve përfitues që të kenë kujdes gjatë blerjeve-furnizimit me këto pajisje nga se makineritë dhe pajisjet pa numër serik dhe të dhëna teknike nuk do të rimbursohen.
Drejtoria e Autorizimit të Pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se gjatë procesit të autorizimit të pagesave janë paraqitur mangësi në implementimin e projekteve e sidomos për blerjet – furnizimin me makina bujqësore dhe pajisje të ndryshme, të cilat përfituesit i kanë planifikuar në planet e tyre të biznesit.
Gjatë analizave për implementimin e projekteve janë identifikuar makina bujqësore dhe pajisje pa numër serik dhe të dhëna teknike, që sipas nenit 31 paragrafi 1.6 dhe 1.7 të Udhëzimit Administrativ 05/2018 dhe nenit 44 paragrafi 1.6 dhe 1.7 i U/ A, 09/2018 janë shpenzime të papranueshme.

T� tjera
-
GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për ver...
-
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën. Institucionet e sigur...
-
“Nga Kosova në Gjermani e Letoni”, EUCOM: Jemi të gatshëm për betejë në gjithë teatrin evropian
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim pë...
-
Berisha: PD-ja thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë pë...
-
Supremja e refuzon ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim nga pozita e kryeprokurorit – kështu e arsyetojnë
Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën Blerim Isufajt, ndaj vendimit të Këshi...
-
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të kë...
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...





































