Lajme

Azerbajxhani vret 51 ushtarë të Armenisë

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 12 October 2020

Zyrtarët armenë nga Nagorno-Karabak thanë sot se, sipas informacionit të fundit, të paktën 51 anëtarë të tjerë të ushtrisë humbën jetën në luftimet me forcat azerbajxhanase.

 

 

-Advertisement-

Armenia deri më tani ka humbur 480 persona, që kur shpërtheu konflikti në rajonin kontestues Nagorno-Karabak më 27 shtator.

Gjatë këtyre luftimeve po ashtu janë vrarë civilë, të paktën 25 prej tyre u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën rëndë në Stepanakert, kryeqyteti i zonës.

Konfliktet midis dy vendeve kanë qenë më të ashpra që nga viti 1992. Deri më tani rreth 30.000 njerëz kanë vdekur nga të dyja palët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera