Lajme

Azemin e shkarkuan nga bordi, ai thotë se Shpend Ahmetin po e pret burgu

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 07 August 2018

Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka reaguar ashpër pas shkarkimit që ju bë nga bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore.

Azemi përmes një shkrimi ka thënë se Shpend Ahmeti po bën pazare me PDK’në në dëm të qytetit, prandaj sipas tij ata do të përfundojnë në burg.

Ai gjithashtu ka theksuar se veprimi i sotshëm, tregon se grupi i Shpend Ahmeti doli nga Vetëvendosja, për t’u bashkuar me PDK’në e Kadri Veselit. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i Egzon Azemit:

PDK e PSD, sot vendosën që të më shkarkojnë nga pozita e aksionarit të NPB-së.

Ju falënderoj sinqerisht; ky shkarkim më bënë të ndihem krenar. Të paktën njëherë e mirë u shpërfaq lidhja e interesave të ngushta kriminale. E kjo është edhe një dëshmi pse ky grup quhej i pakënaqur në Lëvizje. Ky grup doli nga Vetëvendosja! dhe shkoi te Kadria.

Dje Shpendi nuk pranoi të diskutonim për Ndërmarrjet Publike, sepse pazaret nuk i kishin kryer ende. Tha do të diskutojmë pas një muaji. Nuk kaluan 24 ore, plani ndryshoi për ta larguar Lëvizjen nga NPB-ja, e cila e ngjalli këtë Ndërmarrje për herë të parë që nga paslufta dhe e morri PDK-në, pra Blerandin dhe Kadrin.

Sot, fillimisht sallën e lëshuam kur këto dy subjekte votuan Komisionin për dhënie në shfrytëzim të pronave. Sapo dolem ne, erdhi Shpendi. Gjithashtu e lëshuam sallën edhe kur u fut në rend të ditës diskutimi dhe votimi për aksionarët e NPB-së. Përsëri Shpendi erdhi dhe bëri pazare nëpër qoshet e sallës, e për këtë kam edhe videoinqizim, të cilin po e postoj në koment. Frikacak e rrenacak, por dinak.

Janë bërë bashkë për pazare në dëm te qytetit e qytetarëve, por asnjëherë nuk do ta fitojnë besimin e qytetarëve të Prishtinës. Andaj, zaptuesit e vjetër dhe të rinjë kanë një mision: hajni e klientel. Por, kot e kanë se burgu i pret. Një nga një!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera