Azemi për pagën minimale: Hajgare, asnjë shtëpi s’mund t’ia dal në fund të muajit me 264 euro
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 14 July 2023
Jusuf Azemi, kryetari SPSPK-së për miratimin e Ligjit për pagën minimale, ka thënë se puntorët e sektorit privat po diskriminohen me anë të këtij ligji.
“Të jeni të bindur se për një periudhë të shkurtër me këtë vendim që e ka marr֝ë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohet vetë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohen pronarët e kompanive…Ky aprovim i pages minimale është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi sepse së pari Qeveria ishte duhur t’a merrte mendimin e partnerëve, punëdhënësve dhe punëmarrësve që nuk e ka marrë por e ka propozuar vetë”, ka thënë Azemi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Azemi ka thënë tutje se ky ligj ka kaluar në shpejtësi, “ashtu siç dinë t’i shpëtojnë këta”.
Ai ka shtuar se kanë pasur pritshmëri që kjo pagë minimale të bëhej afro 400 euro, duke potencuar se nuk ka asnjë shtëpi që mund të i’a del në fund të muajit me 264 euro.
“Për neve ky nuk është ligj në fakt…Kjo Qeveri, njerëzit e saj me më lehtësi po bisedojnë me njerëz të kriminalitetit sesa me institucione shtetërore ose me sindikatë”, ka thënë ai, duke shtuar se është hall dhe për kompanitë.
“Paga 260 euro është pagë humori, pagë hajgareje dhe këto paga le t’i mbajnë për veti sepse për puntorët e sektorit privat të Kosovës me përjashtim të puntorëve që kryejnë shërbime për institucione shtetërore, sigurisht pagë nuk ka. Njerëzit kanë pritë që kjo pagë do të rritet por që nga 1 janari, puntorët me këtë pagë munden me i pa vetëm në fotografi përndryshe në vendet e tyre të punës, jo”, ka shtuar tutje Azemi.
Të enjtën e 13 korrikut, me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...