Azemi, LDK: Kurti u kthye nga Brukseli si dështak, para mediave viktimizohet si qyqar

Autori: Gazeta inFokus
20:52 | 14 September 2023
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se kryeministri Kurti u kthye si dështak sot nga Brukseli, ku zhvilloi takim të Nivelit të Lartë me presidentin serb, Vuçiq.
Sipas Azemit, pozicioni i Kosovës në tryezën e dialogut po dobësohet çdo herë e më shumë ndërsa tha se Kurti po viktimizohet “si qyqar” para mediave.
“Në tavolinën e dialogut iu thotë “po” të gjitha atyre për të cilat të tjerët i akuzonte për tradhti, e pas takimeve, para mediave del e viktimizohet si qyqar. Herë vajton qysh pala tjetër s’po ia vlerëson konstruktivitetin e herë ankohet qysh ndërmjetësuesit ndërkombëtarë s’po ia mbajnë anën”, tha Azemi në Facebook.
Tutje, sipas tij, me në krye Kurtin, Kosova s’po fiton asgjë nga dialogu.
“Kurti edhe sot u kthye nga Brukseli si dështak. Kosova me Kurtin në krye të dialogut s’po fiton asgjë në këtë proces. Fjalimet e gjata e të thata të tij, përveç duartrokitjeve të militantëve nuk sjellin asgjë të vlefshme. Qasja e tij vetëm po e stërkeq të ardhmen e vendit”, shkroi ai.
Nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk u arrit rezultat pozitiv. Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se Kosova nuk e pranoi propozimin e tyre për kompromis.
Reagimi i plotë:

Të tjera
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe re...
-
Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetjen ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin e ShBA-s...
-
Vjosa Osmani në fund të mandatit, me gjasa “të vogla” për t’u rizgjedhur presidente, sipas Gashit
Ngërçi politik në Kuvend e ka zhvendosur më larg çështjen e Presidentit, e ci...
-
Rubio: Irani është “shumë më larg” nga një armë bërthamore pas sulmeve amerikane
Irani ka “më pak kapacitet” për të prodhuar me shpejtësi një armë bërthamore ...
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 18 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në “Xhorxh Bush”, refuzohet kërkesa e Komunës së Prishtinës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padi/kërkesën e Komunës së Prishti...
-
NATO merr një vendim tranformues
Udhëheqësit e NATO-s kanë miratuar të mërkurën një rritje të madhe të shpenzi...
-
Masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për ushtrim ndikimi
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest ...
-
Temperaturat mbi 30 gradë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut
Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo...
-
Kosova thotë se ka evakuuar disa qytetarë të saj nga Izraeli, 13 vazhdojnë të qëndrojnë, s’deshën të kthehen
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se bashkë me ambasadën e...