Azemi i LDK-së: Kryeministër, a ke harruar se familjarët janë për dasma?
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 05 December 2024
Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën se “familjarët janë për dasma”, pasi nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe gruaja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu u emëruan drejtorë në bordin e KOSTT-it, në seancën e sotme të Kuvendit.
“Familjarët janë për dasma Kryeministër, apo ndoshta ke harruar?!”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Emërimet e fundit në Bordin e Drejtorëve të KOSTT-it, me Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe Gëzim Tosunin, nipin e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, janë një tjetër dëshmi e pakapërcyeshme e klientelizmit dhe nepotizmit që po dëmton gjithçka në shtetin tonë. Këto emërime jo vetëm që janë një dëm i hapur për demokracinë, por po e shkatërrojnë edhe një nga agjencitë më të rëndësishme dhe profesionale që ka pasur Kosova — KOSTT-in”, shtoi ai.
Azemi tha se “KOSTT ka qenë një nga agjencitë më të suksesshme dhe me reputacion të shkëlqyer derisa pushteti nuk futi njerëzit joprofesionistë për ta udhëhequr atë”.
“Edhe me këto punësime sot, ky institucion po shndërrohet në një mjet politik për shpërblim të lidhjeve familjare dhe partiake, duke e vënë në rrezik misionin e tij dhe integritetin e sektorit të energjisë në Kosovë. Të emërosh individë që janë të lidhur ngushtë me përfaqësues të pushtetit, është një veprim që vetëm sa e dëmton besimin e qytetarëve dhe e kthen këtë institucion nga një model profesional në një skenë të klientelizmit të pastër”, ka shkruar ai.
Azemi tha se “Kosova ka nevojë për një ndryshim urgjent.Ka nevojë për institucione që i shërbejnë qytetarëve dhe jo pushtetit, për institucione të pavarura, të afta dhe të paanshme. Ndryshimi po vjen. Më 9 shkurt, qytetarët duhet të zgjedhin ndryshimin”.
Të tjera
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për një ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Kamenicë
Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët” në ...
-
106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit
Sot mbushen 106 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptari...
-
Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re të SHBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,theksoi përkushtimin e Koso...
-
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të ...
-
Sot parashihet mot më i butë, me vranësira e intervale me diell
Mot i butë parashihet të mbretëroj ditën e premtë, sa me vransira e intervale...