Lajme

Azemi i LDK-së insiston që të bëhet Asociacioni: E kemi marrë obligim

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 27 June 2023

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në Pressing të T7 se Kosova e ka marrë për obligim çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar se ky pranim është bërë prej Pakos së Ahtisarit.

“Komplet kritikat e faktorit ndërkombëtar janë te ne sepse nuk jemi konstruktiv. Kosova është shtet dhe ka marrë obligime ndëkombëtare me bë Asociacionin, me pakon e Ahtisarit”, ka thënë Azemi.

-Advertisement-

Pastaj ai është pyetur nga gazetarja Alisa Braho nëse votuesit e LDK-së e duan Asociacionin.

“Votuesit e LDK-së duan që Kosova të ketë normalitet”, u përgjigj Azemi.

“Zajenicën e ka pranu Kosova me pakon e Ahtisarit dhe nuk munndet me u zhbë sepse zhbëhet pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera