Azemi i LDK-së: Asnjë ndryshim me Kurtin, për dy vite rreth 100 milionë euro për energjinë në veri
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 17 April 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se, përkundër premtimeve, Albin Kurti nuk ka ndryshuar sa i përket çështjes së pagesës së energjisë për qytetarët e komunave veriore me shumicë serbe.
Në këtë parti thonë se në dy vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë paguar rreth 100 milionë euro për faturat e energjisë së shpenzuar në veri, mjete këto të cilat i janë marrë qytetarëve të Kosovës në një mënyrë ose tjetër.
Koordinatori i Departamentit për Energji në LDK, Visar Azemi, deklaroi se Kurti është duke vijuar avazin e vjetër dhe duke paguar energjinë, prap duke iu marrë qytetarëve mjetet në një formë ose tjetër.
“Ka qenë një padrejtësi lidhur me atë se si janë diskriminuar qytetarët e tjerë, ku me anë të faturimit të tyre, është paguar edhe pjesa tjetër e faturës, të cilën qytetarët e pjesës veriore nuk e kanë paguar dhe kjo gjykatë (Supreme) dëshmoi edhe një herë se ajo ka qenë e padrejtë dhe se ky vendim i gjykatës tanimë obligon kompaninë (KEDS) bashkë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, që ato mjete që janë paguar nga qytetarë të tjerë, të kthehen në çfarëdo forme që është e mundur apo gjendet si kompromis. Ne çfarë jemi duke parë akoma është se edhe kjo qeveri ka vazhduar avazin kur faturimi për pjesën veriore është paguar në një formë apo tjetër nga taksat e qytetarëve sepse kjo çfarë janë duke bërë tani, është prapë duke shkuar me subvencionim të asaj pjese”, deklaron Azemi.
Azemi thotë se për dy vite të mandatit të kësaj qeverie janë paguar rreth 100 milionë euro për faturat e energjisë në veri të Kosovës. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me premtimet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Qe dy vite pushtet, prej kur është kjo qeveri, është paguar rreth 100 milionë euro për faturat e energjisë elektrike në veri. Ne gjatë gjithë kohës kemi dëgjuar se në momentin kur këta vijnë në pushtet dhe marrin kontrollin e qeverisë, këto gjëra kanë për t’i ndaluar, faturimi për energjinë elektrike nga qytetarët e veriut nuk do të paguhet as nga qeveria, as nga qytetarët, por në realitet po shohim diçka tjetër. Ja ku e kanë mundësinë, ja ku e kanë atë të cilën ata e kanë kërkuar. Le të shtrijnë sovranitetin e tyre në pjesën veriore dhe le të kërkojnë që faturat e energjisë elektrike, të paguhen nga të gjithë ata të cilët e shfrytëzojnë energjinë elektrike. 100 milionë euro për dy vite pushtet”, vijon Azemi.
Në lidhje me vendimin e Supremes, që mbështet vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për kompensimin e qytetarëve që paguan për rrymën e shpenzuar në veri, Azemi thotë se në këtë situatë të re të krijuar duhet të përfshihet edhe Qeveria e Kosovës.
“Meqë tani e kemi një situatë të re të krijuar rishtazi, me këtë vendim dhe me të drejtë qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë kthimin e mjeteve të tyre, të cilët kanë paguar padrejtësisht për energjinë që nuk e kanë shpenzuar vetë. Tani po presim involvimin e qeverisë, për të parë se si mund të tejkalohet nga kjo situatë dhe se si mund t’i marrin mjetet e tyre, qytetarët të cilët kanë paguar energjinë. Qeveria duhet të involvohet dhe të japë alternativë, për mënyrën dhe formën e subvencionimit të këtyre faturave”, përfundon Azemi./KP
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...