Azemi-Haradinajt: Edhe punëtorët e privatit duan të jetojnë si ti
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 18 May 2018
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Isuf Azemi në një konferencë për medie ka folur për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat pas takimit me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.
Azrmi ka thënë se Haradinaj i ka dëshpëruar kur kanë kërkuar nga ai të zbatohet ligji i punës,marrëveshja kolektive dhe paga minimale, shkruan Infokusi.com.
I pari i sindikatës ka thënë gjithashtu se edhe punëtorët e sektorit privat duna të kenë një jetë si të kryeministrit e fëmijëve të tij.
“Patëm takim me kryeministrin, para disa ditësh ku jemi ndarë të zhgënjyer sepse kur ne i kërkuam që të zbatohet ligji i punës marrëveshja kolektive dhe paga minimale. Ai na pyeti se pse s’po zbatohet ligji dhe marrëveshje kolektive a . Sa i përket pagës minimale e lusim kryeministrin mos e mbani në qafë një kategori që marrin 130 euro edhe këta duan ta kenë jetën e vet ashtu siç e ka kryeministri dhe fëmijët e tij. Nënshkruaje pagën minimale se i morët në qafë punëtorët e sektori privat. Me rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 buxheti do të rritet. Iu lusim që të mos luani me djersën e punëtorëve dhe nuk e di çka mund t’iu thotë nesër kryeministri punëtorëve te sektorit privat se çfarë ka bërë për ta. Ne i gëzohemi rritjes se pagave në sektorin publik por Kosova është vendi i fundit me pagën minimale. Qëllimisht kryeministri po e vonon nënshkrimin e pagës”, ka thënë Azemi.
Azemi ka ngritur edhe shqetësimin për numrin madh të vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës
” Shpreh shqetësim me vdekjen e punëtorëve në sektorin privat. Iu lusim kthjelluni mendjen dhe mendoni për sektorin privat sepse kjo gjendje është e rëndë. Bashkëpunim i shtetit me kompanitë e papërgjegjshme. Kompania ‘Estemed’ ku punëtorët kanë deklaruar për gjendjen e rënde punojnë pa kontrata pune, ku 7 punëtorë janë larguar. Kjo kompani nuk kemi gjetur punëtorë që ka kontratë pune dhe as që paguan kontribut për shtetin. Kemi raste kur kompanitë private nuk paguajnë Trustin Pensional. I kemi dhënë ATK-së kompanitë me emër dhe mbiemër dhe ende s’ka nis asgjë”, ka thënë Azemi./INFOKUSI

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































