Lajme

Azemi: Dënimi i IP për” Bechtel & Enka” vret për së dyti familjarët e viktimës

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 06 December 2017

Sot Inspektorati i Punës ka shqiptuar masën ndëshkimore prej 7 mijë 500 euro për kompaninë “Bechtel & Enka” në rastin e vdekjes së punëtorit të saj T. T 41 vjeçar në vendin e punës rreth një muaj më parë , shkruan Infokusi.com

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një prononcim dhënë për “Infokusin” ka komentuar vendimin e Inspektoratit të Punës.

Azemi ka thënë se gjoba që është vënë sot e ka mbytur për së dyti familjen e viktimës ndërsa e vlerësuar lartë punën e deritanishme të Zëvendës-Kryeinspektorit të IP-së.

-Advertisement-

“E vlerësoj lartë punën e deritanishme të Zëvendës-Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës në Kosovë dhe nuk e di kush e ka vu këtë gjobë por me të vërtetë mendoj që mbytja për së dyti e familjes së këtij personi ka qenë pikërisht ky dënim”ka thënë Azemi.

Ai ka vazhduar duke komentuar edhe deklaratën e Zëvendës-Kryeinspektorit se kjo masë mund të ndryshojë në shkallën e dytë duke dhënë edhe shembull kur gjoba është zvogëluar për qindra herë, shkruan Infokusi.com.

“Jam i bindur që ky dënim në shkallën e dytë do të përgjysmohet sepse raste të tilla kemi pas edhe më herët psh. punëtori ka humbur dorën në vendin e punës dhe kompania është dënuar me shumë marramendëse por shkalla e dyte e ka zbrite këtë dënim në 1 mijë apo 1mijë e 200 euro ndërsa për afatin për të cilin do të paguhet nuk ka koment”ka thënë ai.

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat në prononcimin dhënë “Infokusit”ka përmendur edhe faktin që organizata të ndryshme në Kosovë marrin grande të mëdha për edukimin e punëtorëve por këtë nuk e bëjnë asnjëherë.

“Kompanitë e mëdha dhe të vogla në Kosovë duhet të ketë preventiven dhe duhet ti aftësojnë punëtorët lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë, pasi organizata të ndryshme po marrin grante të mëdha për këtë punë por në fakte nuk po e kryejnë asgjë e vetëm po bëjnë vetëm propagandë”ka shtuar Azemi.

Duke theksuar se viti 2017 ka qenë viti me numrin më të madh rasteve me fatalitet në vendin e punës ka propozuar të krijohet një fond i veçantë për familjarët e këtyre viktimave.

“Viti 2017 që nga paslufta ka numrin më të madh të rasteve me fatalitet në vendin e punës dhe nuk po trajtohet në nivelin e duhur.Së paku në raste të tilla Kosova duhet të ketë një fond të veçantë që së paku fëmijët e të ndjerëve të këtë një përkujdesje deri në moshën 18 vjeçare “ ka përfunduar Azemi.

Viktima T.T 41 Vjeçar ka ndërruar jetë më 28 tetor të këtij viti gjatë punës në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në fshatin Kovaçec të Kaçanikut./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera