Avulli i dafinës për fytin, kollën dhe rrugët e frymëmarrjes
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 18 November 2021
Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Efektet e tyre mirëbërëse promovojnë shëndetin e organizmit. Por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, tretjes, flokëve, kundër inflamacionit, zemrës, ankthin e diabetit, gjethet e dafinës janë të fuqishme kundër të ftohurës. Gjithçka varet vetëm nga mënyra e përdorimit.
Pavarësisht se zakonisht kundër të ftohurës, dhimbjeve të fytit apo bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes përdoret çaji i dafinës, një tjetër metodë e përdorimit të tyre është edhe më efikase. Konkretisht, kura sjellim më poshtë ka të bëjë me avullin e dafinës, i cili zbut menjëherë problemet me kollën, fytin e acaruar por edhe rrugët e frymëmarrjes.
Si të Përgatisni dhe Përdorni Avullin e Dafinës Kundër Të Ftohurës
Këshillohet të vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine. Lëreni derisa të nisë të vlojë. Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli. Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.
Dafinë me Mjaltë për Gripin
Nëse nuk duroni dot avullin, mund të përgatisni një tjetër kurë natyrale me gjethet e dafinës ka gjithashtu efekte shëruese ndaj të ftohurës duke e përgatitur si çaj.
Çaji i Gjetheve të Dafinës
4-5 gjethe të thata dafine
1 shkop kanelle (nëse dëshironi)
1 litër ujë
Mjaltë
Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta.
Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini./AgroWeb.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...