AVONET: Shkollat në Komunën e Ferizajt në gjendje të rëndë
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 21 September 2020
Gjendja e shkollave në qytetin e Ferizajt është e tmerrshme.
Kështu të paktën po thonë nga rrjeti i OJQ-ve AVONET, shkruan Gazeta Infokus.
“Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar gjendjen e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Ferizaj, ku këto institucione janë në gjendje të rëndë higjienike dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin procesit mësimor”, thuhet në këtë komunikatë.
Ndërsa, për këtë punë po akuzohet kreu i Ferizajt Agim Aliu, shkruan Gazeta Infokus.
“Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka vendos si prioritet arsimin, në këtë rast institucionet shkollore, pos që nuk plotësojnë kushtet elementare, mungesë të higjienës, infrastrukturë të dobët brenda objekteve shkollore.
Agim Aliu, nuk e sheh si benifit arsimin dhe në këtë rast nxënësit, ku nuk ju krijon kushte elementare për të mbajtur procesin mësimor”, thuhet në komunikatë.
E për të rregulluar këtë punë, AVONET i bën thirrje IKSHPK-së dhe Inspektoratit Sanitar që të shkojnë e të vlerësojnë gjendjen.
Thirrje për ndihmë iu bëhet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“AVONET, kërkon nga IKSHP-ja dhe inspektorati sanitar që sa më parë të vlerësojnë gjendjen brenda shkollave në territorin e Komunës së Ferizajt.
Poashtu AVONET, kërkon nga grupet parlamentare që ta ftojnë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e arsimit në Komunën e Ferizajt dhe të formojnë një komision për vlerësimin e gjendjes në shkollat e Komunës së Ferizajt.
I nderuar kryetar z. Aliu, qytetit duhet ta duash dhe ta ruash Ferizajn, e me zhvilluar politika të favorshme dhe të dobishme për qytetarët e Komunës së Ferizajt, por jo me shkatërruar dhe dëmtuar qytetin dhe me krijuar propaganda dhe me mashtruar qytetarët”, thuhet në këtë komunikatë të AVONET./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...