Lajme

AVONET: Qeveria e Kosovës ndëshkon padrejtësisht mësimdhënësit, duke tentuar të krijoj një sistem ku askush nuk mund të grevoj e të shpreh pakënaqësi

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 05 October 2022

AVONET ka përcjell me shqetësim gjendjen e krijuar me grevën e mësimdhënësve në Kosovë. AVONET qasjen e krijuar nga Qeveria e Kosovës duke selektuar për pagë vetëm kategorinë e mësimdhënësve e konsideron si tendencë të Qeverisë për të ndëshkuar këtë kategori pa të drejtë dhe kjo qasje e Qeverisë tashmë është shndërruar në luftë politike dhe jo zbatim të legjislacionit.

Kjo Qeveri po mundohet që të krijoj një sistem ku askush nuk mund të grevoj dhe paraqet paralajmërim edhe për sindikatat tjera të punëtorëve, duke tentuar të krijoj nje sistem ku askush nuk mund të shpreh pakënaqësi sepse pasojnë ndëshkimet.

Ky veprim i Qeverisë paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe për qëllim ka shtypjen e sindikatave, ku punëtorët nuk do të mund më ti shprehin pakënaqësitë.

-Advertisement-

E drejta për grevë është e drejtë e njeriut, është e drejtë e garantuar edhe me Konventa Ndërkombëtare dhe si e tillë nuk mund të mohohet.

Qasja e Qeverisë për të mos i paguar mësimdhënësit e rëndon edhe më shumë gjendjen aktuale financiare dhe ekonomike të tyre, duke marrë parasysh rritjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Mospagesa e mësimdhënësve ua bën të pamundur jetesën kësaj kategorie, duke marre parasysh se shumë familje të ardhur të vetme e kanë këtë rrogë mujore, poashtu shumica e tyre janë edhe në obligime nga kreditë dhe ka prej tyre që edhe mjekohen.

Përveç mohimit të pagës, kjo katgori tashmë qe një muaj është përballur edhe nga sulme dhe linqime të ndryshme, duke i ofenduar në masë ekstreme, madje edhe duke i quajtur analfabet dhe të paaftë, çka për AVONET konsiderohet e papranueshme.

Sot, me 5 tetor, në ditën ndëkombëtare të mësuesit, kjo Qeveri ua dha goditjen e fundit, duke mos i paguar ata.

AVONET e vlerëson lartë kontributin e mësimdhënësve në çdo kohë, e duke rikujtuar që ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në formimin e shtetit të Kosovës, sepse, të njejtin asnjëherë nuk u dorëzuan edhe në kohën e okupimit dhe përndjekjeve ndaj tyre.

Andaj, AVONET kërkon nga Qeveria e Kosovës të reflektoj dhe ta ekzekutoj pagesën për mësimdhënësit, duke ju rikujtuar se në bazë të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetqeverisje Lokale, konkretisht neni 17, ku janë të përcaktuara Kompetencat Vetanake, Komuna e ka përgjegjësinë për pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve të arsimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera