Lajme

AVONET publikon hulumtimet e bëra rreth aktakuzat të ngritura për mashtruesit dhe falsifikuesit në prokurim publik

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 24 December 2021

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka publikuar hulumtimet e bëra dhe të gjetura gjatë këtij viti për aktakuzat e ngritura dhe dënimet me aktgjykim të formës së prerë për mashtruesit dhe falsifikuesit në prokurim publik.

Përmes një komunikate për media, AVONET bëjnë të ditur se gjatë monitorimit kanë gjetur falsifikime, mashtirme nga operatorët ekonomik.

“AVONET, sot mbyll vitin duke e vlerësuar si një vit sfide, me ç’rast monitoruam dhe hulumtuam aktivitetet e prokurimit publik në institucionet e Republikës së Kosovës, ku gjatë monitorimit dhe hulumtimit AVONET identifikojë të gjetura në prokurim publik si falsifikim, mashtrim, lajthitje nga operatorët ekonomik, ku nga 57 kërkesa për qasje në dokumente publike nga 10 prej tyre nuk kanë lejuar qasje nga institucionet dhe janë proceduar tek Avokati Popullit dhe së fundi në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ku nga 57 kërkesat në qasje në dokumente publike 35 prej tyre kanë qenë në aktivitet e prokurimit dhe nga 35 kërkesat, 20 prej tyre kemi identifikuar të gjetura si mashtrim e falsifikim në dokumentet publike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

AVONET po ashtu kanë kryer hulumtime edhe për proceset e keqpërdorimit të detyrës zyrtare të zyrtarëve publik dhe atyre të shërbyesve civil, ku siç bëhet e ditur në komunikatë, kanë kërkuar për të iniciuar hetime nga të gjeturat në hulumtim.

Në komunikatën për media duke parë për një dinamizëm të madh të aktiviteteve të AVONET-it dhe rezultateve të tyre në hulumtim dhe monitorim, janë ndarë mirënjohje për institucionet dhe përfaqësuesit e tyre.

Njoftimi i plotë:

AVONET: Nga hulumtimet e bëra dhe të gjeturat tona gjatë këtij viti janë ngritur aktakuza dhe janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë mashtruesit dhe falsifikuesit në prokurim publik

AVONET, sot mbyll vitin duke e vlerësuar si një vit sfide, me ç’rast monitoruam dhe hulumtuam aktivitetet e prokurimit publik në institucionet e Republikës së Kosovës, ku gjatë monitorimit dhe hulumtimit AVONET identifikojë të gjetura në prokurim publik si falsifikim, mashtrim, lajthitje nga operatorët ekonomik, ku nga 57 kërkesa për qasje në dokumente publike nga 10 prej tyre nuk kanë lejuar qasje nga institucionet dhe janë proceduar tek Avokati Popullit dhe së fundi në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ku nga 57 kërkesat në qasje në dokumente publike 35 prej tyre kanë qenë në aktivitet e prokurimit dhe nga 35 kërkesat, 20 prej tyre kemi identifikuar të gjetura si mashtrim e falsifikim në dokumentet publike.

AVONET ka adresuar kërkesa për inicim të hetimit lidhur me të gjeturat në hulumtim dhe monitorim të aktivitetit të prokurimit publik, ku disa nga këto raste janë ngritur aktakuza, dhe disa prej tyre kanë përfunduar me aktgjykime të formës së prerë.

AVONET, ka hulumtuar edhe proceset në keqpërdorimin e detyrës zyrtare të zyrtarëve publikë dhe atyre të shërbyesve civil ku ka kërkuar për të iniciuar hetime nga të gjeturat në hulumtim.

AVONET realizojë projekte në fushën e demokratizimit, sensibilizimit dhe ngritjes së kapaciteteve tek të rinjtë në fushën e ndërmarrësisë.

Duke parë një dinamizëm të madh të aktiviteteve të AVONET-it dhe rezultateve të tyre në hulumtim dhe monitorim, në këtë vit ndamë mirënjohje për institucionet dhe përfaqësuesit e tyre si:

z. Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes ndanë mirënjohjen me motivacionin: për kontributin si Ministër i Mbrojtjes në realizimin e planifikimeve, fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së si dhe rritjen e transparencës dhe bashkëpunimin me SHC,

z. Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit, AVONET i ndanë mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Shtetit, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit dhe transparencën në prokurori,

z. Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës AVONET i jep mirënjohje me motivacionin: për kontributin si kryesues i KGJK për transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile,

z. Xhevdet Bislimi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, AVONET ndanë mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe realizimin e planifikimit të punëve të institucionit,

z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, AVONET ndanë mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit,

z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinë pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit,

z. Shukuri Jashari, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Ferizajt pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit,

z. Arben Kadriu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit,

z. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit,

znj. Sibel Halimi, AVONET i ndanë mirënjohje me motivacionin:si grua e guximshme dhe për kontributin e saj në fushën e politikave publike e veçanërisht në kontributin e jashtëzakonshëm për përfaqësim gjinor në shoqëri,

z. Mustaf Tahiri, kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ka pranuar mirënjohjen me motivacion: për kontributin e tij si kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt, për transparencën e publikimeve të aktgjykimeve, për performancën më të lartë në cilësinë e shërbimeve,

z. Osman Vishaj, kryetar i KRPP-së, AVONET i ka ndarë mirënjohje me motivacionin: për kontributin si kryetar i KRPP-së për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe krijimin e komunikimit ndërinstitucional,

z. Bashkim Zeqaj, prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka pranuar mirënjohjen me motivacionin:për kontributin si prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për trajtimin me fleksibilitet dhe efikasitet të veprave penale të mashtrimit dhe falsifikimit në fushën e prokurimit publik,

z. Njazi Shahini ka pranuar mirënjohje me motivacionin: Në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj si Shef i NJHKEK në Ferizaj, në rritjen e bashkëpunimit me SHC dhe në fushën e luftimit të korrupsionit,

z. Avdi Jakupi, drejtor Rajonal i Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizaj ka pranuar mirënjohje me motivacionin: si njëri ndër drejtorët më të suksesshëm të Administratës Tatimore ku përmes politikave fiskale ka arritur rezultate të larta në luftimin e ekonomisë joformale në këtë regjion,

AVONET ka ndarë mirënjohje për zyrtaret e Policisë së Kosovës;
Nënkolonelin Basri Shabanin, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,
Nënkolonelin Faton Pllana, zv. drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,
Major, Mehmetali Hajdini, Shef i Sektorit të Operatives në Drejtorin Rajonale të Policisë Ferizaj dhe
Major, Muhamet Jahiri, Shef i Hetimeve të Përgjithshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë Ferizaj me motivacionin: Në shenjë për kontributin në menaxhimin e rasteve, efikasitetin dhe përgjegjësinë në punë,

Poashtu, AVONET ka ndarë mirënjohje për dy zyrtaret e Policisë së Kosovës në Ferizaj, të cilët janë:
Toger, Reshat Hyseni dhe Përparim Alidema me motivacionin: për kontributin në realizimin e aksioneve që kontribuojnë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe sigurinë në trafik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës,

z. Ardian Behra, sekretar i OSHP-së ku AVONET ka ndarë mirënjohje me motivacionin: për kontributin si sekretar i OSHP-së për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe krijimin e komunikimit ndërinstitucional,

z. Xhevat Bajrami, drejtor i DiR në kuadër të MKRS-së pranoj mirënjohje me motivacionin: Në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj si Drejtor i Departamentit të Rinisë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rini dhe Sport, për mbështetjen e të rinjve të Komunës së Ferizajt.

Dr. Hajdin Lata dhe Dr. Riza Idrizi mjekë pranuan mirënjohje me motivacionin: për kontributin si doktorë në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për efikasitetin dhe korrektësinë në shërbime dhe trajtimin e rasteve me COVID-19,

Dr. Avni Neziri, mjek i ndahet mirënjohje me motivacionin: për kontributin si doktor, për efikasitetin dhe korrektësinë në shërbime dhe trajtimin e rasteve,

z. Parim Olluri, Insajder ku ka pranuar mirënjohje me motivacionin: për kontributin tuaj si gazetar për informimin sa më të shpejtë dhe të saktë të opinionit,

z. Mentor Gjergji, Reporteri ku ka pranuar mirënjohje me motivacionin: për kontributin tuaj si gazetar për informimin sa më të shpejtë dhe të saktë të opinionit.

znj. Mrika Macula, Drejtoreshë Ekzekutive në AZHR Qendër, pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Drejtoreshë Ekzekutive e AZHR Qendër për zhvillim ekonomik, përkrahjen e komunave dhe fuqizimin e tyre,

znj. Brikena Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive “IKS”, pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin e saj si Drejtoreshë Ekzekutive e IKS për drejtësi sociale dhe fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri,

znj. Arjeta Gashi, Drejtoreshë Ekzekutive në OJQ “Prindëve të Ndarë” ku pranon mirënjohje me motivacionin: për kontributin si Drejtoreshë Ekzekutive për ofrimin e mbështetjen e grave të divorcuara dhe vetushqyese dhe krijimin e kushteve për këto kategori,

z. Amir Rexhepi, anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizaj, pranon mirënjohje me motivacionin: Në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj si opozitar i zëshëm në Kuvendin e Komunës së Ferizajt,

znj. Lebibe Topalli, drejtoreshë ekzekutive e “Mural Fest”, ndajmë mirënjohje me motivacionin: për transformimin e hapësirave publike përmes artit dhe rinovimi i ndërtesës së ish -shkollës së Ferizajt dhe shndërrimin e saj në shkollë të artit,

z. Besim Idrizi, gazetar ku ka pranuar mirënjohje me motivacionin: për kontributin tuaj si gazetar për informimin sa më të shpejtë dhe të saktë të opinionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera