Lajme

AVONET: Prokurori Blakaj manipuloi opinionin publik

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 23 August 2018

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, konsideron se rasti i dorëheqjes së ish prokurorit Elez Blakaj është për shqetësim, duke shtuar ai u largua duke manipuluar opinionin publik pavarësisht se sipas tyre kishte arsye personale të dorëheqjes.

“Prokurori i Prokurorisë Speciale z. Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje nga funksioni i tij dhe duke alarmuar qytetarët e Republikës së Kosovës për predikimin e tij se ka hasur në pengesa dhe kërcënime nga hulumtimet e bëra këtyre ditëve nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET, del të jetë se prokurori z. Blakaj, nuk ishte prej prokurorëve që arriti të tregoj performancë dhe të arrij objektivin e detyrës së marruar për të hetuar rastin ”Veteranët”, thuhet në kumtesën e AVONET, përcjell Klan Kosova.

Ky rrjet i OJQ-ve, thotë se te Blakaj vërehen elemente të përfitimit persona, prandaj ftojnë Këshillin Prokurorial të nxjerr performancën e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera