Lajme

AVONET: Deputetët kanë paga dhe mëditje të mëdha, e nuk marrin pjesë në seanca

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 02 March 2018

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si monitorues i Kuvendit të Kosovës shpreh shqetësim që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë përgjegjësi që të jenë prezent në seancat plenare, sot me shumë vështirësi po zhvillohen punimet e seancës së Kuvendit në mungesë të deputetëve.

AVONET, kërkon nga deputetët si përfaqësues të popullit që të tregojnë përgjegjësi ndaj votës që kanë marrë dhe të përfaqësojnë zërin dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës.

Po ashtu kabineti i qeverisë Haradinaj nuk janë prezent në mbledhjen e Kuvendit me përjashtim të katër ministrave.

-Advertisement-

AVONET kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, që të merr masa ndaj kësaj dukurie, që tashmë është bërë shprehi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera