“Avonet” akuzon kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun për degradim të arsimit
Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 07 November 2019
Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka lëshuar një komunikatë për media, ku akuzon Komunën e Ferizajt, për siç thonë degradimin e sistemit arsimor në këtë komunë.
Këtë akuzë “Avonet” kryesisht e kanë për kohën kur kjo komunë është qeverisur nga PDK me kryetar Agim Aliun, shkruan gazeta inFokus.
“Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar që Komuna e Ferizajt ka instaluar në sistemin e arsimit keqmenaxhimin, politizimin e arsimit (këshillat e shkollave, atë të prindërve dhe arsimtarëve), mos funksionalizimin e këshillave të shkollave, atë të prindërve, rekrutimin e drejtorëve të shkollave”, thuhet në komunikatë.
Tutje, thuhet në komunikatën për media se kanë hulumtuar konkursin për drejtor të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, ku sipas tyre, rekrutimi nuk ka shkuar në rregull
“AVONET ka hulumtuar rastin e konkursit për drejtor të Shkollës së Mesme të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, ky proces i rekrutimit është ndesh me nenin 7 të udhëzimit administrativ me nr. 05/2019 të MASHT-it, të paragrafit 2.6, si edhe alineja 2.6.3, 2.6.8, 2.7.1 dhe 2.7.3, gjatë procesit rekrutimit duke u bazuar nga neni 7, paragrafi 2.6 që komisioni është i obliguar të ftojë para prezantimit të Planit Zhvillimor të Shkollës, ku prezent duhen të jenë Këshilli drejtues, Këshilli i Prindërve (nga secila klasë nga një përfaqësues i zgjedhur) dhe Këshilli i arsimtarëve, që në fakt nuk kanë qenë të ftuar. Por gjatë prezantimit të PZHSH, kanë qenë disa arsimtarë, prindër dhe një pjesë e këshillit drejtues të shkollës, ku janë ftuar në baza të afërta me anëtarët e komisionit dhe kandidatit”.
Këta thonë që është zgjedhur drejtori i ri i këtij Gjimnazi, ani se është ende drejtor dikush tjetër, e i riu është pjesë e PDK-së.
“Shkolla e Mesme “Kuvendi Arbërit” aktualisht ka drejtor edhe ai do të ketë mandatin deri në pensionimin e tij edhe pse është përzgjedhur drejtori i ri, kjo jep një dyshim se kryetari Aliu, veç ka parapregadit drejtorin se kush mundet të jetë, si është përzgjedh z, Bajram Rexhepi, i cili është pjesë e strukturave të PDK-së”.
“Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka nxjerrur disa nga të gjeturat në fushën e arsimit në Komunën e Ferizaj, ajo është; “Mos përfshirja e punëtorët të arsimit në listën e pagave dhe obligimet e pa prezantuar të pagave”, Komuna kishte nënshkruar kontrata pune me 38 mësimdhënës të cilët nuk ishin përfshirë në listën e pagave. Kjo ka ndodhur për shkak se komuna nuk kishte parashikuar këto pozita të punës sipas buxhetit, pasi kishte shtuar nëntë (9) paralele, si pasoj e shtimit të numrit të nxënësve në klasat e X – dhjeta për vitin shkollor 2018/2019 që nuk ishin përfshirë në planifikimin vjetor. Këta të punësuar kanë punuar pa u paguar nga ana e komunës dhe komuna nuk kishte shpalos obligimin për pagat e tyre
AVONET, kërkon nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizaj, që të filloj hetimet dhe kërkojmë nga kryetari Aliu, që të shqyrtoj me seriozitetin më të madh dhe të shkëput kontratën mes Komunës së Ferizajt dhe drejtorit të posa zgjedhur z. Bajram Rexhepi, i cila është në kundërshtim me procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit të SHML Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...