Fokus

Avokatja i reagon ashpër Zana Avdiut, për deklaratën e saj kundër disa grave

Autori: Islam Morina 21:50 | 07 September 2022

Rovena Tujani Klinaku, në emisionin Gratë N’Fokus i ka reaguar aktivistes Zana Avdiu në një deklaratë të sajën për gratë që nuk lënë gjë pa bërë që t’ia lindin burrit një djalë për t’ia trashëguar familjen.

Ajo ka thënë se shpesh disa aktiviste kalojnë nga një ekstrem në tjetrin dhe nuk duhet lejuar që një grua të akuzojë një grua tjetër për shkak se ajo ka lindur djalë apo vajzë.

“Nuk është hera e parë që aktiviste të ndryshme bëjnë disa reagime të cilat për mendimin tim janë nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Jam pro të drejtave të grave, jam pro fuqizimit të tyre, jam pro arsimimit të tyre, jam pro jetës së tyre sociale aktive, gratë kanë potencial të jashtëzakonshëm, janë “multitasking”, në të njëjtën kohë mund të bëjnë shumë punë.

-Advertisement-

Ndërkohe ne në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjmë një distancim gjinor pra vajzat edhe djemtë apo gratë edhe burrat. Nuk duhet të nxjerrim një vatër të re diskursi, nuk duhet të nxjerrim një urrejtje të re gjinore, është e pa nevojshme.

Nëse neve flasim në këtë mënyrë ashtu siç është shprehur aktivistja, atëherë çfarë kemi bërë? Pra në këtë rast kemi akuzuar ato vajza dhe gra që kanë lindur djem, njësojë sikurse shoqëria i ka akuzuar prej vitesh ato gra që nuk kanë mund të kenë djem, por kanë pasur vetëm vajza, pra kjo ka kaluar nga skaji i parë në skajin e dytë, duke sjellë në këtë mënyrë stigme të re, duke akuzuar dhe duke e nxjerrë çështjen e fëmijës në një çështje shumë sociale.

Fëmija është dashuria më e madhe për prindin, qoftë djalë qoftë vajzë, është ajo që e bën prindin të ketë motivin më të madh në jetë edhe asnjëherë nuk e shikon prindi fëmijën me gjininë për të pasur dashuri, apo për të pasur diçka. Sigurisht ka gra të cilat kanë vuajtur në vendin tonë, sidomos në Kosovë për shkak se familja i ka ushtruar presion, por çfarë faji ka ajo nëse ka lindur djalë apo vajzë. Andaj nuk duhet të lejojmë që një grua të akuzojë një grua tjetër se ka lindur djalë apo vajzë. Fëmija është dhuratë prej Zoti dhe asesi nuk duhet ta trajtojmë tjetër”, ka thënë në emisionin Gratë N’Fokus, me Era Berishën, avokatja Rovena Tujani Klinaku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera