Rajoni dhe Bota

Avokatit të Trumpit s’i shkon mirë konferenca, i rrjedh faqeve ngjyra e flokëve

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 20 November 2020

Avokati personal i Donald Trumpit, Rudy Giuliani, thirri konferencë për medie për të hedhur akuza për manipulim në zgjedhje, duke pritur që gazetarët të shfaqnin interesim të madh për fjalët e tij. Megjithatë, diçka tjetër ua tërhoqi vëmendjen.

Përderisa po fliste para gazetarëve, Giuliani u djersit dhe faqeve filloi t’i rridhte ngjyra e zezë e flokëve. Kjo mjaftoi që në internet të fillonin shakatë dhe talljet me të, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përkrahësit e Trumpit dhe ndihmësit e tij vazhdimisht kanë pretenduar se në zgjedhjet presidenciale ka pasur parregullsi, por ata nuk kanë paraqitur fakte për këto pretendime.

-Advertisement-

Pas rinumërimit të votave në Georgia, Joe Biden u rikonfirmua si fitues në atë shtet, ndërsa ankesat ligjore të Trumpit në disa shtete tjera janë hedhur poshtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera