Lajme

Avokati serb: S’ka bazë ligjore për mbajtjen e policëve, nëse ndodh e kundërta Serbia e shkel marrëveshjen e Brukselit

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 16 June 2023

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë ku po zhvillohet seanca ndaj tyre, ka thënë se ata duhet të lirohen meqë nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Stojkoviq ka thënë se nëse ata nuk lirohen, Serbia e shkel Marrëveshjen e Brukselit.
“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka shkruar Stojkoviq.

Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.

-Advertisement-

“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.

Sipas raportimeve të mediave serbe, policët e kidnapuar që nga mëngjesi janë duke e dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Kralevës.

Për ta duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur edhe skadon 48 orëshi i ndalimit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera