Avokati serb: Grafitet luftënxitëse “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” edhe në Rusi

Autori: Gazeta inFokus
23:53 | 18 August 2023
Jo vetëm në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, por edhe në Rusi po shfaqen grafitet luftënxitëse “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”
Avokati beogradas Çedomir Stojkoviq, thotë se operacionet hibride të Rusisë ndaj Serbisë, veçanërisht në segmentin e psikologjisë kolektive, po fitojnë vrull.
“Në të gjithë Rusinë u shfaqën mbishkrime të ngjashme me ato që u përhapën në mënyrë të planifikuar dhe të organizuar në Serbi: ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’, si mesazh që Federata Ruse dhe Vladimir Putin mbështesin pushtimin ushtarak të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar avokati serb, në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), transmeton Telegrafi.
Më tej avokati beogradas thotë se “po bëhen 15 vjet që Rusia pa pushim krijon një popullsi rusofile në Serbi”.
“Diplomatët perëndimorë më thonë: ‘por këto janë vetëm truke të vogla të Federatës Ruse’. Por, diplomatët perëndimorë nuk e njohin Miloradin nga Krushevci, i cili për shkak të gjërave të tilla mban një automatik të fshehur në garazh dhe pret sinjalin për të shkuar në Kosovë”, përkujton avokati Stojkoviq.
Më tej ai thotë se njeh qindra Milorada si ky.
“Diplomatët të bëhen më seriozë”, tërheq vërejtjen avokati serb.
Një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut në Serbi u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore të reagojnë menjëherë për shkak të shfaqjes së shpeshtë të grafiteve “Kur ushtria të kthehet në Kosovë…”.
Ndryshe, avokati Çedomir Stojkoviq është ndër intelektualët e rrallë dhe zërat konstruktivë në Serbi që e thotë hapur se politikanët në Serbi vazhdojnë ta gënjejnë popullin për sa i përket çështjes së Kosovës.Stojkoviq muaj më parë në një emision, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se askush deri më tani në Serbi nuk ka marr guximin ta thotë këtë të vërtetë.
“Mund të jeni tradhtar nëse ju gënjeni se çfarë ka ndodhur dikur me Kosovën dhe çfarë po ndodhë tani. Por, ju e pranoni se Rezoluta 1244 nuk e ofron pavarësinë e Kosovës, derisa kjo rezolutë në nenin 11 tregon që statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë sipas principit të Marrëveshjes së Rambujesë, a derisa principi në nenin 7 tregon se statusi i Kosovës do të zgjidhet sipas vullnetit të popullit, pas tri viteve. Nuk thotë referendum, por vullneti i popullit”, ka thënë Stojkoviq.
Sipas avokatit nga Beogradi thotë se edhe pas 24 viteve, populli serb vazhdon të mashtrohet nga politikanët e saj.

Të tjera
-
WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar
Presidenti Trump u tha ndihmësve të tij të lartë të martën vonë se kishte mir...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm ...
-
Tensionet e larta Iran-Izrael, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë seancë urgjente të premten
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim urgj...
-
Kurti: Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës, ai është një mik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga a...
-
Trump: Mund të takohem me Iranin pas sulmeve izraelite
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka shprehur dëshirën p...
-
Amerika evakuon nga Izraeli disa punonjës të ambasadës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar nga Izraeli disa punonjës të am...
-
Basha për Hajrulla Çekun: Ka shkëlqy si Ministër, do t’shkëlqej edhe si kryetar i Prishtinës!
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar...
-
Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se deri në pasditen e sotme ende ...
-
Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor
Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetë...
-
Rexhaj: Dojmë Qeveri, por veç me LDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është shprehur i qartë sa i p...
-
40 mijë euro mbushje Vala për deputetët në vitin 2024, kush shpenzoi më së shumti?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse brengosen kur flasin e shkruajnë...