Lajme

Avokati që zbuloi abuzimin me të miturën në Drenas: Vajzat e reja të paktën 1 herë kanë treguar se janë abuzuar nga profesorët

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 08 February 2019

Avokati Gazmend Halilaj, ka rrëfyer se si e ka kontaktuar për herë të parë vajza nga Drenasi, e cila nga 16 vjet ishte shfrytëzuar seksualisht nga profesori, e më pas edhe një një polic i komunës së Drenasit.

I pyetur për profesorin që dyshohet se ka abuzuar seksualisht të miturën në Drenas, avokati ka thënë se ka rënë në kontakt me disa vajza të tjera të mitura dhe secila prej tyre të pakën nga një herë kanë rrëfyer se kanë përjetuar raste të njëjta nga profesorët e tjerë.

“Disa vajza të reja, pothuajse secila, të paktën 1 herë kanë përjetuar raste të njëjta. Jo nga i njëjti person, por nga persona në pozitë të njëjtë”, ka thënë avokati, Gazmend Halilaj.

-Advertisement-

Ai thotë se të gjitha detajet që i ka shpjeguar vajza, kanë qenë të ndërlidhura dhe pasi i ka analizuar, i ka besuar rrëfimit të saj.

Po ashtu, Halilaj ka folur për faktin se policit Vesel Veseli, të cilin vajza e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar seksualisht.

“Ai e ka zhdukur telefonin, duke e ditur se mund t’i dalë edhe diçka tjetër”, ka thënë avokati në Frontal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera