Avokati i popullit kërkon legalizimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës
Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 16 March 2018
Në Kosovë Avokati i Popullit u kërkoi të premten autoriteteve pajisjen me dokumente personale të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që janë shpërngulur në territorin e Kosovës.
Në një raport të avokatit thuhet se “një numër i madh i qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovë, për arsye të sigurisë, aspektet sociale, ekonomike e të tjera. Një pjesë e tyre, në mungesë të dokumenteve personale, për kohë të gjatë, janë duke u përballur me çështjen e mungesës së statusit për qëndrim ligjor, pa shtetësi efektive dhe dokumente personale identifikimi brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
Avokati i Popullit e konsideron shqetësuese këtë gjendje që shton “vështirësitë në realizimin e një jete normale dhe gëzimin e të drejtave elementare, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, në raportin e Avokatit të Popullit theksohet mes tjerash se që nga viti 2001, rreth 3 mijë e 500 shqiptarë etnik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovës dhe nuk kanë status të zgjidhur ligjor.
Ata nuk mund të marrin dokumente nga Serbia për shkak të një ligji të vitit 2011 që u lejon autoriteteve serbe të fshijnë emrat e tyre nga regjistrat lokal.Një numër i shqiptarëve nga ajo zonë qenë zhvendosur gjatë dhe menjëherë pas konfliktit ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, që mori fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...