Fokus

Avokati Musa Damati thotë që kur ekzistojnë elementet e mbrojtjes së nevojshme, cenimi i jetës mund të konsiderohet i ligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 08 August 2019

Një ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në Shtime, ku pronari i një shtëpie që ishte cak i grabitjes u plagos, e grabitësi u vra nga pronarët e shtëpisë, shkruan gazeta inFokus.

Të dy, pronari i shtëpisë, e vëllai i tij, janë arrestuar, derisa prokuroria edhe ka kërkuar paraburgimin e tyre.

Mirëpo, avokati kosovar, Musa Damati, në një prononcim për gazetën inFokus, duke interpretuar ligjin e Kosovës, thotë që ashtu si tek  vendi jonë, edhe në Bashkim Evropian, madje edhe në SHBA, ka raste kur cenimi i jetës, mund të konsiderohet i ligjshëm.

-Advertisement-

“Legjislacionet penale te vendeve te Bashkimit Evropian ashtu si edhe Republika e Kosoves brenda kodeve te tyre penale e kane te parashikuar edhe institutin e te drejtes penale i njohur ndryshe si Mbrojtja e nevojshme, dhe ne baze te ketij instituti penal te cilin e parashikon edhe Kodi Penal i Republikes se Kosoves ne rastet kur ekzistojne elementet dhe permbushen kushtet e kerkuara ne baze te Ligjit, cenimi i jetes mund te konsiderohet si i ligjshem”.

Megjithatë, sipas Damatit, në raste të tilla hetimet bëhen me kujdes të veçantë.

“Nje praktike e tille e avansuar e ketij instituti penal aplikohet ne shume shtete evropiane dhe ne veqanti ne Shba, dhe ne rastet e tilla duhet te zhvillohen hetimet me nje kujdes te posacem ne menyre qe te identifikohen se a ekzistojn apo jo elementet e tilla te Mbrojtes se nevojshme dhe ne rast se po, duhet te behet lirimi nga pergjegjesia penale per autoret e veprave te kryera penale brenda institutit penal te mbrojtjes se nevojshme”.

Ndersa avokati Damati shton se masa e paraburgimit nuk e prezumon fajësinë ose pafajësinë e kryesit te veprës penale, sepse lidhur me fajin, gjykata merret me shqyrtimin pas ngritjes se aktakuzës e cila është faze tjetër procedurale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera