Lajme

Avokati i Limajt: Nuk janë vjedhur 80 cent, e lëre më 80 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 22 November 2017

Karim Khan, avokati i Fatmir Limajt dhe të tjerëve, i ka mohuar pretendimet e Prokurorisë për rastin në MTPT.

Khan ka thënë para Gjykatës se Limaj dhe të tjerët nuk i kanë vjedhur 80 cent, e lëre më 80 milionë euro.

“Sot është edhe një ditë tjetër e rëndësishme për Limaj dhe të tjerët si dhe një ditë e rëndësishme në procesin gjyqësor të Republikës së Kosovës. Është një mundësi e mbrojtjes që ta shpjegojë para jush se të gjitha pretendimet që janë paraqitur nga Zyra e Prokurorisë janë plotësisht të pabaza”, ka thënë Khan.

-Advertisement-

Sipas tij, ky rast ka filluar nën dritat e medies, ka filluar me dramën e personave me rroba të zeza të cilët e kanë kontrolluar Ministrinë Civile, ka filluar me titujt e mëdhenj në të gjitha mediat me pretendimet e atëhershme se janë vjedhur 80 milionë euro.

“Ky rast nuk i kalon shoshitjet. Nuk po themi se sot për herë të parë, ky ka qenë pozicioni i vazhdueshëm i mbrojtjes së Fatmir Limajt. Ky rast tashmë është transformuar duke nisur me 7 të akuzuar me pretendime në 12 pika në lidhje me MTPT, 4 të akuzuar janë lënë anash nga ky rast dhe gjysma e pikave janë zhdukur kur i kemi sfiduar ato para gjyqtares”, ka thënë Khan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera