Lajme

Avokati kosovar e falë namazin mbi flamurin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 20 May 2020

Besimtarët myslimanë, para se ta nisin faljen e namazit, para vetës shtrojnë një “sexhade” mbi të cilën kryejnë lutjet drejtuar Allahut.

Zakonisht kjo sexhade është e veçantë dhe përmban simbole të fesë Islame si identifikim i asaj se çka përfaqëson edhe ai që kryen këtë ritual.

Por një avokat nga Prishtina ka vendosur që të sexhaden ta zëvendësoj me flamurin amerikan, shkruan Magazina.al.

-Advertisement-

Arben Geci ka postuar fotografinë duke kryer këtë ritual mbi simbolin amerikan dhe ka thënë se një pjesë të lutjeve i bën edhe për SHBA-në.

“Foto nga Joni, djali im 5 vjet, te cilën e ka realizuar gjatë namazit tim ku shihet flamuri amerikan qe e vendosi shpeshherë si sexhade për t’u falur e me qëllim që të mos e harroj gjate lutjeve te mia mikun dhe aleatin tonë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Unë gjithmonë lutem dhe jam falënderues ndaj SHBA-ve për lirinë qe e gëzojmë sot. Nëse nuk je falënderues ndaj njeriut (robit) nuk je as ndaj Zotit!
Zoti im begatoje USA dhe Kosovën tone me te mirat e tua te pakufishme, mbroje dhe ndihmoje ne çdo vështirësi!
Amin!”, ka shkruar Geci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera