Lajme

Avokati Jashari: Prokuroria Speciale ka ftuar qytetarin Albin Kurti, jo kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 11 December 2024

Avokati Arbër Jashari ka dhënë një sqarim në lidhje me ftesën që e ka pranuar sot nga Prokuroria Speciale, kryeministri Albin Kurti.

Jashari ka treguar se kur dikush merr thirrje nga gjykata ose prokuroria, pozita politike nuk ka rëndësi.

“Kjo nuk është një ftesë për kryeminstrin Albin Kurti por per qytetarin Albin Kurti. Kur merrni thirrje nga gjykata ose prokuroria: pozita politike, funksioni apo statusi në shoqeri, nuk janë të rëndesishme. Krejt çka është e rendësishme është pozita procedurale. Këtu kryeministri është ftuar në cilësi të DESHMITARIT dhe si i tillë,  e ka për obligim të paraqitet para organi të akuzes, në menyrë që të pergjigjet në çështjet të cilat janë në interes të prokurorit. E pse kjo ftesë tash? Atë më se miri e di prokurori”, ka thënë avokati Jashari.

-Advertisement-

Kurti është ftuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Ai do të paraqitet më 16 dhjetor, në ora 09:30. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera