Lajme

Avokati Jashari i reagon presidentes Osmani: Kur një president vesh uniformë ushtarake, atëherë shteti i tij ose është në luftë, ose është autoritar

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 28 December 2022

Avokati Arbër Jashari ka reaguar pas fjalimit të Presidentes së vendit Vjosa Osmani pasi ajo në fjalimin vjetor të mbajtur para FSK-së, ka pasur veshur uniformën ushtarake, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kur një president i një shteti vesh uniformë ushtarake, atëherë shteti ose është në luftë ose është autoritar.

“Kur një president i një shteti, vesh uniformë ushtarake, atëherë shteti i tij ose është në luftë, ose është autoritar. Kosova nuk është shtet militar, ndonëse Kushtetuta e përcakton se presidenti formalisht është komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kurrë nuk me ka pëlqyer kjo loja me uniforma që në vazhdimësi, e bëjnë presidentet tanë”, ka shkruar avokati Jashari.

-Advertisement-

Ndryshe presidentja Osmani në fjalimin e saj para FSK-së u ka bërë thirrje që të qëndrojnë të gatshëm e të përgatitur që gjithmonë t’i dalin në mbrojtje atdheut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera