Lajme

Avokati i Veselit i ashpër me prokurorinë e Speciales: Po tentoni të pengoni punën e mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 18 November 2020

Avokati i ish kreut të PDK-së, Kadri Veselit, Ben Emerson ka akuzuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale se po tenton të i bëjë më të vështirë punën mbrojtjes se të akuzuarve me nxjerrjen e materialeve dhe caktimin e një afati kohor.

Emerson ka thënë se prokuroria po dëshiron të përfitojë nga fakti se mbrojtja duhet të hetojë dokumentacionin.

“Prokuroria po dëshiron të përfitojë nga fakti se mbrojtja duhet të hetojë dokumentacionin që do të dorëzojë.

-Advertisement-

Mbrojtja merr si pikënisje të vetën momentin kur prokuroria.

Nuk është një sjellje e përshtatshme që prokuroria të nxjerrë

Se në këtë mënyrë ia ule mundësinë për të hetuar mbrojtjes.  Nuk e di pse prokuroria insiston ti marrë të drejtën mbrojtjes që të hetojë qëndrimet e saj”, ka thënë ai.

Ndërsa Prokurori i është përgjigjur se Prokuroria e ka këtë mundësi që të vonojë dorëzimet e materialeve.

“Për arsye të administrimit të përshtatshëm të çështjes duhet, prokurorisë i lejohet që të vonojë dorëzimet e materialeve dhe të mos i jep mbrojtjes mundësi që të analizojë çështjen, ajo që do të kisha propozuar unë që të merrni parasysh se kur duhet ti vihet pika nxjerrjes së materialeve sepse nëse vazhdojmë kështu do të kemi të vështirë procesin e mëtutjeshëm’, ka thënë Prokurori./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera