Avokati i Thaçit: Procesi është bizar, i prishur e i ndotur

Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 21 October 2022
Avokati Luka Misetiq, ka folur për krijim e Gjykatës Speciale në Hagë, ku është shprehur se i gjithë procesi është bizar dhe i ndotur për faktin se Gjykata u krijua nën pretendimet se UÇK-ja ka bërë trafikim organesh.
“Jam gjithashtu shumë i shqetësuar, më duhet ta them. I gjithë procesi ka qenë, shumë bizar dhe i prishur, i ndotur për faktin se e gjithë Gjykata u krijua nën pretendimet e pabazuara për trafikim organesh nga UÇK-ja, e cila sipas meje ka qenë e vetmja arsye që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe vëmendjen e pjesëtarëve të Komunitetit Ndërkombëtar për të financuar këto Dhoma, të rrisin presionin mbi Kosovën që të miratojnë vetë ligjin për funksionalizimin e Dhomave të Specializuara, e gjitha kjo, bazohej në raportin e Dick Martytit, po e ritheksoj, për ato titujt prekës, të shtyer më së shumti nga Serbia dhe Rusia, me qëllim të okupimit të tokës së Kosovës, që ishin kundër pavarësisë së Kosovës dhe vetë ekzistencës së saj.”, tha avokati në Kanal10.
Tutje ai tha se gjykimi është bërë i njëanshëm sepse vetëm shqiptarët e Kosovës janë duke u gjykuar duke bërë të krijohet një përshtypje negative.
“Me këtë rast, është bërë gjykatë e njëanshme sepse vetëm shqiptarët e Kosovës do të gjykohen, dhe krejt kjo krijon një përshtypje negative, një përshtypje të mungesës së barazisë dhe drejtësisë, sepse besoj se ajo çfarë ndodhi në Kosovë, gjatë viteve 1998-99, tregon qartazi se kush ka nisur luftën, kush ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme, dhe kush po mbronte veten në atë luftë.”, tha ndër të tjera avokati.

Të tjera
-
Emergjenca konfirmon vdekjen e njërit të plagosur në Prishtinë, tjetri në gjendje stabile
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
E rëndë: Vd*es njëri nga të pla*gosurit nga gjuajtja me ar`më në Prishtinë, zbulohet identiteti i tij
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Gjuajtja me armë te 4 Llullat, Policia: Dy persona të plagosur, i dyshuari është identifikuar
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ...
-
Ky është i dyshuari për gjuajtjen me ḁrmë në Prishtinë ky raportohet se ka edhe të plḁgosur
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjuajtje me ar`më zjarri në Prishtinë, të paktën dy të pla*gosur
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, p...
-
Gjuajtje me ḁrmë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku sip...
-
Kurti nesër mbledh ministrat
Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Nga Zyra e Kryeministri...
-
Von der Layen takon Vuçiqin në Bruksel: E ardhmja e Serbisë është në BE
Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka zhvilluar një takim me...
-
Basha: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të relativizonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vlerësuar se Ko...
-
Ministri Peci e quan gazetarin Mehmetaj “kriminel”
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka esklauar në sulme ndaj gazetarëve, më kon...
-
Trump urdhëron FBI-në të deklasifikojë dokumentet në hetimet që e “lidhnin” me Rusinë fushatën e tij presidenciale 2016
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi nj...
-
“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes
Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të ...