Lajme

Avokati i Thaçit pas verdiktit: “Fola me të, është i përgatitur të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe popullin”

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 16 September 2026

Avokati në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prospere, ka folur pas verdiktit dënues ndaj ish-kreut të UÇK-së.

Ai tha se ka ekipi ka folur me Thaçin, dhe që sipas tij, ai është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për Kosovën, veten dhe popullin e Kosovës.

“Ne folëm me zotëri Thaçin, do të takohemi sërish me të, dhe mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është se ai vlerëson të gjithë mbështetjen e njerëzve. Ai e kupton që sfida vazhdon, dhe është i përgatitur që të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe njerëzit e Kosovës”, ka thënë ai për gazetarët në Hagë.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy