Lajme

Avokati i popullit tregon kur do të hyjë në fuqi ligji për pagat në sektorin publik

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 20 November 2019

Avokati i Popullit ka sqaruar se kërkesën që e ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese më 8 nëntor 2019 për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Ndërsa me datë 19 nëntor 2019 dhe që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën dhe ka miratuar masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020 nuk ka të bëjë me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, shkruan gazeta inFokus.

Ky institucion ka sqaruar se çështja e pagave rregullohet me ligjin për Pagat në Sektorin Publik i cili do të hyjë në fuqi me 1 dhjetor 2019./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Postimi i plotë:
Prishtinë, 20 nëntor 2019 – Avokati i Popullit, më 8 nëntor 2019, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë.
Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë i jep Qeverisë së Republikës së Kosovës kompetenca për krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët publikë në institucionet e pavarura, si dhe në subjektet e tjera në sektorin publik, pa marrë parasysh specifikat e statusit kushtetues të këtyre subjekteve.

Avokati i Popullit në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka vlerësuar se Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë nuk e ka marrë parasysh faktin se subjekte të ndryshme në sektorin publik, çështjet organizative, funksionale dhe të veprimtarisë së tyre i kanë të rregulluara në mënyrë të veçantë, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e tyre organike.

Bashkë me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Avokati i Popullit ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara të këtij ligji.

Më 19 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe ka vendosur për kërkesën për masë të përkohshme, pa paragjykuar pranueshmërinë dhe meritën e kërkesës së Avokatit të Popullit, e ka miratuar masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020 dhe e ka pezulluar menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë.

Për shkak të interesimit të madh të publikut, Avokati i Popullit njofton se Ligji nr. 06/L-114 Zyrtarët Publikë nuk ka të bëjë me çështjen e pagave në sektorin publik dhe se çështja e pagave rregullohet me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019.

Sa i përket Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, Avokati i Popullit ka pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave, të cilat është duke i shqyrtuar. Avokati i Popullit do ta njoftojë publikun me kohë për çfarëdo veprimi që do ta ndërmarrë lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.
———————
Priština, dana 20. novembra 2019. godine – Ombudsman je dana 8 novembra 2019. godine, podneo zahtev Ustavnom sudu za ocenjivanje ustavnosti Zakona br. 06/L-114 o javnim službenicima.
Zakon o javnim službenicima ovlašćuje Vladu Republike Kosova nadležnostima za stvaranje pravne osnove za zapošljavanje javnih službenika u javnim institucijama Republike Kosova, uključujući ovde i javne službenike u nezavisnim institucijama kao i drugih entiteta u javnom sektoru, bez obzira na specifičnost ustavnog statusa ovih entiteta.

U zahtevu upućenom Ustavnom sudu, Ombudsman je ocenio da Zakon o javnim službenicima nije uzeo u obzir činjenicu da različiti entiteti u javnom sektoru svoja organizaciona, funkcionalna i poslovna pitanja su regulisali posebno, u skladu sa Ustavom Republike Kosova, kao i njihovim organskim zakonima. Uz zahtev za ustavno ocenjivanje Zakona o javnim službenicima, Ombudsman je tražio takođe izricanje privremene mere za momentalno obustavljanje osporenih odredbi ovog zakona.

Dana 19. novembra 2019. Ustavni sud je razmotrio i odlučio o zahtevu za privremenu meru, ne prejudicirajući prihvatljivost i meritum zahteva Ombudsmana, usvojio privremenu meru u trajanju do 28. februara 2020. godine, i odmah obustavio je odmah primenu u celini Zakona o javnim službenicima, u istom trajanju.

Zbog velikog interesovanja javnosti, Ombudsman obaveštava da se Zakon br. 06/L-114 o javnim službenicima ne odnosi na pitanje plata u javnom sektoru i da se pitanje plata reguliše Zakonom br. 06/L-111 o platama u javnom sektoru, koji stupa na snagu 1. decembra 2019. godine.
Što se tiče Zakona o platama u javnom sektoru, Ombudsman je primio znatan broj žalbi, čije je razmatranje u toku. Ombudsman će blagovremeno obavestiti javnost o bilo kakvom postupku koji se može preduzeti u vezi sa Zakonom o platama u javnom sektoru.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera