Lajme

Avokati i Popullit: Qasje jo e duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 14 April 2023

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në Kosovë vazhdon të ketë qasje jo të duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues. Ai ka theksuar se ende ka paragjykime, deri të mohimi që të debatohet për këtë çështje. Qelaj ka folur në prezantimin e raportit mbi të drejtat në shëndetin seksual i cili ka nxjerrë edhe disa rekomandime për të cilat ai u ka bërë thirrje institucioneve që t’i zbatojnë.

Raporti është rezultat i një hetimi të thelluar për të drejtat në shëndet seksual dhe riprodhues.

Hulumtimi ndër të tjera ka pasur në fokus qasjen në abort, kujdes pas aborti dhe si kujdesin për shëndetin e nënës.

-Advertisement-

E sipas Avokatit të Popullit, gjetjet kanë treguar që situata është shqetësuese sa i përket anashkalimit të shëndetit riprodhues dhe seksual.

“Gjetjet e raportit kanë treguar se situata është shqetësuese në disa sektorë në lënien pas dore të shëndetit riprodhues dhe seksual, sidomos në drejtim të qasjes, të vetëdijesimit, të ofrimit të shërbimeve, trajtimit pa diskriminim por edhe të nivelit ose të përgatitjes, ose profesionalizmit të ofrimit të shërbimeve që në raste të caktuara mungojnë”, ka thënë Qelaj.

Qelaj ka kërkuar nga institucionet që të zbatojnë detyrimet dhe përgjegjësitë që u takojnë sipas ligjit, në mënyrë që të ofrohet qasje e cila garanton trajtim me dinjitet, mos-diskriminim dhe profesionalizëm në shërbimet në shëndetin riprodhues dhe seksual./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera