Avokati i Popullit po shqyrton çështjen e largimit të 18-vjeçares nga shkolla, Drejtoria Komunale e Arsimit ende pa vendim
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 03 October 2024
Edhe pas takimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacit, drejtori i arsimit në Komunën e Pejës ende nuk ka vendosur se a do ta rikthejë apo jo në shkollë 18-vjeçaren. Ai ka thënë se ka marrë vetëm një sugjerim për rikthimin e saj nga ministrja Nagaci. E rastin është duke e trajtuar edhe avokati i popullit.
Kanë kaluar një muaj kur nxënësja A.D nuk vijon mësimin në shkollën “Bedri Pejani”. 18-vjecarja nga Peja ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.
Ani se të premten e kaluar Ministria e Arsimit kërkoi që kjo nxënëse të rikthehet në bankat shkollore, kjo nuk ndodhi.
Për këtë kërkesë, të martën nga Peja në Prishtinë erdhi edhe drejtori i arsimit, Naser Gega. Por as pas këtij takimi ende nuk ka ndonjë vendim për rikthimin e 18-vjecares.
“Me ministren Nagavci kemi biseduar për mundësin ligjore të cilat janë a kemi të drejtë me leju apo nuk kemi të drejtë me leju qito tema, ministrja ka pasur vetëm sugjerim për rikthimin e nxënëses, këshill. Kemi edhe disa konsultime me disa ekspert ligjor, dhe dikur me vonë nëse jo sot nesër dalim me një njoftim. Jemi në bashkëpunim me Ministrin dhe jemi duke bërë më të mirën e mundshme”, ka thënë Naser Gega, drejtor i Arsimit në Pejë.
E largimi nga shkolla për gati një muaj, do të ketë edhe efekte negative në gjendjen e saj emocionale.
”Në aspektin psikologjik normalisht që ndikon kur një fëmijë apo një nxënëse përjashtohet pavarësisht për çfarë motivesh, normalisht që ka më përjetu shumë vështirë sidomos atë ndjenjën e refuzimit të mos jesh i pranuar në grup të mos shihesh sikurse nxënësit e tjerë dhe pa dyshim kjo mund të përcjelle me disa gjendje jo të mira emocionale”, ka thënë psikologu Yll Ademaj për Teve1.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e trajtuar temën në fjalë dhe është në fazën përfundimtare të analizimit të kësaj çështje, dhe do të bëjë publik mendimin e tij. Do ju mbajmë të informuar për ndonjë risi”, tha Petrit Çollaku, zyrtar komunikim dhe qasje në dokumente publike në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Ndërkaq nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nuk kanë dhënë asnjë sqarim.
Të tjera
-
Votohen tri projektligje në Komisionin për Integrim Evropian, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së
Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar tri projektligje, në mbledhje...
-
Haradinaj uron Gjermaninë në 34-vjetorin e bashkimit: Aleate e palëkundur e Kosovës
3 tetori 1990-të, është dita kur u bë bashkimi i dy gjermanive në një të vetm...
-
Haziri për kthimin e Osmanit në LDK: Nëse ajo shikon mbrapa për një parti është Lista GUXO
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e kthimit të presi...
-
“Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite”, thotë Kurti nga Forumi i Varshavës
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet që ka pasur bashkë me mi...
-
Digjẹt ferma në Leposaviq, bashkë me të edhe disa kafshë shtëpiake
Një fermë është djegur në Leposaviq më 2 tetor rreth orës 04:10 minuta. Po...
-
Vushtri: Arrestohen tetë persona, u gjuajtën me armë mes vete
Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se pas një mosmarrëves...
-
Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Gërvalla në Francë, merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Frankofonisë
Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, kryediploma...
-
Ministri Peci në Berlin: Po rriten kërkesat për ushqimet tona tradicionale
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë p...
-
Gërvalla në Francë, merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Frankofonisë
Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, kryediploma...
-
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për dhὺnimin e të miturës në Suharekë
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dytë i dyshuar për dhun...
-
Butikofer: QUINT-i gaboi me Kosovën
Ish-deputeti nga radhët e `Të Gjelbërve` në Parlamentin Evropian (PE), Reinha...