Avokati i Popullit: Nuk më lejuan ta takoj Salih Mustafën në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 17 December 2022
Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka folur dhe për proceset gjyqësore që po mbahen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai thotë se është shqetësues fakti se as atij si Avokat i Popullit nuk i është lejuar ta takojë Salih Mustafën.
Ai tha se ka ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet që Salih Mustafa, tashme i dënuar më 26 vite burgim për krime lufte, është mbajtur në burg.
“Të zotëri Mustafa ne kemi ngrit një shqetësim, që lidhet me kushtet që është mbajt në burg. Kufizimet që janë vendosur brenda burgut, kemi kërkuar sqarime edhe nga gjykata, Kryetarja e Dhomave të Specializuara edhe nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara. Nuk kemi përgjigje.
Fakti që atij iu është kufizu për një periudhe shumë të gjatë kontakti me personat tjerë, për neve ka qenë shqetësim”, tha Qelaj për “Betimi për Drejtësi”.
Qelaj tha se kontaktet e Mustafës me familje ishin zhvilluar në rrethanat të papërshtatshme që nuk i përmbushin standardët në të cilat duhet të trajtohet një i burgosur.“Veç kësaj shqetësim tjetër ka qenë fakti që as mua si Avokat i Popullit nuk ka kanë leju me e taku t’u u thirre të një vendim të gjykatës, i cili nuk është publik dhe për mua ka qenë pak shqetësuese edhe befasuese në të njëjtën kohë, për arsye se vendimet me të cilat preken të drejtat e garantume të njeriut nuk mund të jenë konfidenciale. Përtej asaj që paraqet cenim dhe rrezik për siguri ose të rrethanave kur e dëmton vet të akuzuarin ose persona që janë të involvuar në proces. Përndryshe parimi i publicitetit është një prej parimeve që e dominon në sistemin tonë të drejtësisë dhe për mua ka qenë e palogjikshme edhe pa arsyeshme me ta fsheh një vendim, i cili një personi që e ka të kufizuar lirinë edhe brenda atij kufizimi vendosen kufizime për një afat aq të gjatë”, ka shtuar tutje Qelaj.
Ndër të tjera, ai shtoi se roli dhe mandati që e ka avokati i Dhomave të Specializuara dhe nuk është duke e përmbushur.“Standardet në të cilat u ndërtua ky mekanizëm nuk i plotësojnë as parimet e përcaktuara në Ligj të Avokatit të Popullit ose në Kushtetutë, po as parimet mbi të cilat funksionojnë Avokati i Popullit. Pra, mendoj që kjo lë boshllëk të dyfishtë të monitorimit të mbikëqyrjes”, tha Qelaj.
Të tjera
-
43 vjet nga vrạsja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Sot shënohet 43 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombë...
-
Dronë rusë fluturuan mbi oborrin presidencial të Ukrainës gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Dy dronë po fluturonin pranë oborrit presidencial ukrainas kur në vizitë shko...
-
ATK mban konferencë, prezantohen rezultatet e arritura gjatë vitit 2024
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir ...
-
Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me di...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...