Lajme

Avokati i Popullit heton Thaçin për shkelje të Kushtetutës

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 16 June 2018

I bllokuar edhe për javë të tjera do të mbetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Tek tre muaj pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të këtij institucioni, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të marrë interpretimin në lidhje me numrin e nominimeve, që kanë të drejtë t’i bëjnë secili prej subjekteve politike me shumicë shqiptare, por përgjigje nuk do të marrë shpejt, meqë, nga kjo javë, edhe vetë Kushtetuesja ka humbur kuorumin dhe nuk mund të marrë vendime derisa Kuvendi t’i zgjedhë gjyqtarë e rinj.

Po këtë javë, Avokati i Popullit ka vendosur të hetojë nëse presidenti Thaçi është duke e shkelur Kushtetutën, duke i mbajtur peng emërimet e anëtarëve të KQZ-së.

Vendimi është bazuar në një ankesë që flet për pasojat që është duke i prodhuar kreu i shtetit nëpërmjet përcaktimit për ta mbajtur të bllokuar këtë institucion, shkruan Koha Ditore.

-Advertisement-

Iniciativa nuk ka ardhur nga niveli qendror. Është nga ai lokal. Më saktësisht nga Drenasi, një bastion ky që PDK-ja e ka pasur për gati dy dekada, sa është drejtuar nga Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera