Avokati i Popullit: E papranueshme mospërfshirja e katër komunave veriore në bllok tarifa
Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 27 January 2022
Avokati i Popullit, Naim Qelaj po e konsideron të papranueshme mos përfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e ZRrE-së. Ai deklaron se në rast se me vendimin e kësaj të fundit në këtë pjesë të vendit nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, do të marrin edhe masa për të kundërshtuar një gjë të tillë.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj thotë se janë duke analizuar situatën, në rast se po cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Ai po ashtu komenton edhe mos përfshirjen e katër komunave veriore në bllok-tarifat e paralajmëruara nga institucionet në vend.
“Jemi në pritje të vendimit në kuadër të zhvillimeve të ardhshme, por ideja që të dallohen çmimet në mes të territoreve ku banojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në zona të caktuara, për neve mbetet i papranueshëm, njësoj si ka qenë i papranueshëm rasti i mos-pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe faturimi i shpenzimeve të kësaj energjie të qytetarëve të pjesës tjetër të territorit të Kosovës. Nëse eventualisht mbetet një vendim i tillë për neve do të jetë i papranueshëm dhe do të marrim masat, do të shohim se cila është forma që të punojmë për të zgjidhur këtë çështje”, deklaron ai.
Në rast se në fillim të shkurtit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendos për një gjë të tillë, Qelaj paralajmëron edhe masa për të kundërshtuar një veprim të tillë.
“Nëse ndodh kjo, atëherë ne kemi mjetet dhe mekanizmat institucional që të sulmohet dhe tw kundërshtohet një veprim të tillë, në interes të një numri shumë të madh të qytetarëve, pwr arsyeje se konsiderojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim duhet të trajtohen barabartë”, shton ai për KosovaPress.
Avokati i Popullit shprehet se institucionet në vend duhet të kenë parasysh respektimin e barazisë të qytetarëve para ligjit.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka deklaruar se katër komunat veriore nuk janë përfshirë në raportin për ndryshim të tarifave, për shkak se për këtë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.
Por, Qelaj deklaron se kjo nuk ka ndërlidhje dhe është tentuar të krijohet huti.
“Nuk ka kurrfarë ndërlidhje ai vendim me këtë situatë që jemi sot. Në fakt, vendimi i gjykatës me të cilën është aprovuar kërkesa, padia e Institucionit të Avokatit të Popullit ka të bëjë me një vendim të ZRrE-së që i ka liruar nga pagesa katër komunat veriore dhe shpenzimet i ka faturuar në mënyrë të kundërligjshme tek pjesa tjetër e konsumatorëve. Që për neve ka paraqitur veprim të kundërligjshëm, në kundërshtim me Kushtetutën dhe mbi parimet në të cilat funksionin shteti jonë. Kemi kërkuar që pjesa e faturave të ngarkuara në mënyrë të kundërligjshme për qytetarët tanë të rimbursohen nga ana e ZRrE-së dhe organeve tjera që janë përgjegjëse për këtë. Por, ai vendim nuk ka të bëjë fare me situatën aktuale, nuk ka të bëjë me shtrenjtimin apo lirimin e energjisë elektrike. Nuk e kuptoj pse është tentuar ose është provuar të krijohet një huti e tillë”, përfundon Qelaj.
Gjykata e shkallës së parë e ka konsideruar të kundërligjshëm vendimin e ZRrE-së për faturimin e energjisë elektrike për katër komunat veriore për qytetarët e Kosovës. Ky proces është në shkallë të dytë dhe për këtë pritet vendimi.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë diskutimin publik për vendosjen e bllok tarifës deri më datë 31 janar 2022, në orën 16:00.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































