Avokati i Popullit e konsideron vepër penale kërcënimin e sindikatave
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 30 November 2019
Avokati i Popullit ka njoftuar se aktualisht është duke i trajtuar ankesat e paraqitura nga subjekte të ndryshme të sektorit publik lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019.
Siç njofton Avokati i Popullit, ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe të barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij “pagë të barabartë për punë të barabartë.”
“Në fillim të kësaj jave, Avokati i Popullit, me kërkesën e tyre, është takuar me Sindikatën e Arsimit, me Sindikatën e Shëndetësisë dhe me Sindikatën e Policisë, lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Këto sindikata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Për më shumë, këto sindikata, nëpërmes mediave, janë shprehur se ky ligj nuk guxon të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, duke kërcënuar edhe me ‘kolaps të shtetit’.
Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 113, paragrafi 2(1), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është palë e autorizuar për ta ngritur, mes tjerash, çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Më tej, Avokati i Popullit thekson se, sipas nenit 113, paragrafi 2, të Kushtetutës: Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, as nga institucionet dhe as nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se deklarimet e Sindikatës së Shëndetësisë, të Sindikatës së Arsimit dhe të Sindikatës së Policisë se Avokati i Popullit nuk guxon ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat si dhe kërcënimet për “kolaps të shtetit”, paraqesin kërcënim kundër rendit publik dhe kërcënim ndaj Avokatit të Popullit, gjë që do të mund të përbënte vepër penale të sanksionuar me Kodin Penal nr.06/L-074 të Republikës së Kosovës, neni 401 (Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe neni 205 (Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik).
Avokati i Popullit deri më tani ka pranuar 30 ankesa lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, në mesin e tyre edhe ankesa nga të punësuarit në shëndetësi, në arsim dhe në polici. Përveç në rastet kur Avokati i Popullit pranon ankesa nga personat fizikë dhe juridikë, Avokati i Popullit, në pajtim me Ligjin për Avokatin e Popullit (neni 16, par. 4), ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo qoftë me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, nga dëshmitë dhe nga faktet e paraqitura me parashtresë, ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e autoriteteve janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, me ligje dhe me akte të tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Avokati i Popullit rikujton se, gjatë ushtrimit të mandatit të vet, nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, as nga institucionet e as nga autoritetet e tjera, duke përfshirë këtu edhe sindikatat e sipërpërmendura. Çfarëdo ndërhyrje, udhëzim apo kërcënim në këtë drejtim, Avokati i Popullit do ta konsiderojë pengim të punës së tij zyrtare.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...