Lajme

Avokati i OVL e UCK-së, nuk lejohet të hyjë brenda në zyre

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 25 September 2020

Avokati i OVL e UCK-së, Skënder Musa nuk është lejuar të hyjë brenda në zyrat e kësaj organizate.

Musa në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë që nuk iu kanë dhënë asnjë përgjigje pse nuk po i lejojnë të hyjnë.

“Kemi tentuar se bashku me sekretarin e Organizatës me hy mrena, mirëpo nuk kanë leju me hy mrena as një anëtar i personalit dhe as unë si avokat, dhe nuk na kanë dhënë as një lloje përgjigje dhe na kanë thënë pritni pese minuta, mirëpo pas pesë minutave na kanë thënë mu largu prej hymjes”, ka thënë Musa.

-Advertisement-

Musa mandje e ka quajtura të panevojshëm këtë aksion, pasi që sipas tij OVL-e UCK nuk ka asnjë dosje në zyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera