Avokati i kryeshefit të KEK-ut: Vetë Krasniqi e ka shkëputur kontratën
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 25 April 2023
Virtyt Ibrahimaga, avokati i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se kanë dorëzuar ankesë kundër vendimit të shkallës së parë në lidhje me masën e paraburgimit, duke bërë kërkesë që Krasniqi të lirohet nga masa e paraburgimit.
Ai tha se nga aspekti ligjor, kërkesa për paraburgim s’ka asnjë provë e cila arsyeton se kryeshefi i KEK-ut ka kryer ndonjë vepër penale.
“Kontrata për riparimin e kaldajës për të cilën dyshohet se e ka nënshkruar dhe e ka keqpërdorë detyrën, ajo kontratë është shkëputur dhe nuk është realizuar. Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nevojitet që një person tjetër të përfitojë diçka, e në këtë rast nuk është bërë asnjë pagesë dhe askush, asgjë s’ka përfituar”, është shprehur Ibrahimaga në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Më tej, Ibrahimaga tha se kontrata me kompaninë greke “ERGOTEM SA”, është shkëputur nga vetë Krasniqi.
“Kompania është e listuar në BERZ, është kompani serioze, e në ndërkohë ajo kompani s’ka mundur që të performojë shpejtë, ndërsa kryeshefi vetë më datë 20.03.2023 e ka shkëputur kontratën. S’ka bërë asnjë pagesë dhe riparimi ka vendosur që të bëhet me punëtorë të KEK-ut. Kontrata është shkëputur sepse nuk është paguar një garancion në kohë. Kjo është arsyeja dhe prej kësaj kontrate s’ka përfituar askush”, tha ai
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...