Avokati i Kadri Veselit kritikon ashpër Prokurorët e Speciales për punën e provave
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 18 November 2020
Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
Avokati i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, Ben Emmerson ka kritikuar Gjykatën Speciale për kohën e shkurtë për të mobilizuar mbrojtjen në rastin e gjykimit të disa prej ish-liderëve të UÇK-së.
“Së pari për sa i përket afateve kohore të detyrimeve të prokurorit gjatë fazës fillestare dhe hetimeve të mbrojtjes sigurisht që testi për këtë është pamjaftueshmëria e kohës për mobilizim e mbrojtjes. Duhet të ndërmerret një qasje e arsyeshme duke përdorur të drejtën themelore të nenit 6 të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, duhet kohë që mbrojtja të mobilizohet në mënyrë që të bëjnë një hetim efektiv”, ka thënë Emmerson.
Kritika Emmerson pati edhe për deklaratat e Prokurores së Speciales që kinse mbrojtja i ka ditur më parë akuzat që rëndojnë mbi klientët e tyre.
“U çudita dhe u zhgënjyem që prokurorja kërkon parashtrimin me shkrim para e të nxirren dokumentet. Është një indikacion se sa e sinqertë është Prokuroria në qasjen e tyre. Natyra e hetimeve që duhet të bëhen nga mbrojtja janë mjaft të mëdha. Aktakuza ë Prokurorisë është e ndërtuar si me harrna, sepse janë përmendur shumë zona të Kosovës, shumë emra njerëzish dhe persona të ndryshëm që pretendojnë që kanë qenë pjesë e UÇK-së kanë sajuar këto akuza.
Kështu Emmerson ka hedhur dyshime edhe për vërtetësinë e provave që janë paraqitur nga dëshmitarët në këtë Gjykatë, raporton tutje Gazeta Express.
“Ka zëra se mund të ketë prova false që janë paraqitur në Prokurori edhe pse ata nuk mund ta dinë. Duhet të bëhet një hulumtim forenzik i atyre provave”, ka thënë ndër të tjera Emmerson.
Të tjera
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...