Lajme

Avokati i Kadri Veselit e quan Prokurorinë të pandershme, Gjyqtari ia tërheq vërejtjen për gjuhën

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 14 September 2021

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është përplasur me prokurorinë Speciale në konferencën mbi ecurinë e çështjes për Hashim Thaçin dhe të tjerët. Emmerson e ka quajtur të pandershme Prokurorinë Speciale lidhur me nxjerren e sasisë së saktë materialeve para 27 shtatorit kur është edhe afati i fundit. Pas kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou i ka tërhequr vërejtjen avokatit të Veselit për gjuhën e përdorur.

“Nuk e kam shifrën e saktë të dokumenteve por nuk është numër i madh, nuk bëhet fjalë për materiale të mbetura për të ju dhënë një numër të përafërt, sa u përpoqa besoj që bëhet fjalë për deklarata të mëparshme për 15 dëshmitarë dhe këto kanë qenë objekt i masave për ndryshimin e masave dhe presim që t’i dorëzojmë para afatit të paraparë.Nxjerrja e materialeve është bërë në vazhdimësi sikurse u shpjegua në konferencën e fundit, kishte shumë faktorë në kohën e nxjerrjes së atyre materialeve, në bazë të kërkesës për nënkategorizim u desht që disa materiale që u nxorrën të kontrollohen. Për fat të keq nuk mund të jem e saktë sepse nuk kemi marrë materiale për ato që kemi kërkuar por s’e dijmë sasinë e materialeve.Pjesa më e madhe e stafit punojnë nga distanca shkaku i pandemisë dhe s’kanë qasje në databazat e provave”, ka thënë prokurorja e Prokurorisë Speciale.

Pas kësaj, avokati Emmerson e ka quajtur Prokurorinë Speciale të pandershme dhe joprofesionale.

-Advertisement-

“Ky është një shembull tjetër se si sillet prokuroria, unë kërkova të më kërkojnë falje për atë se si e kanë përfaqësuar çështjen e tyre por këtë nuk e mora. Të gjithë që na shohin shohin se nuk ka asgjë konstante për punën e prokurorisë, sikur të ishte ashtu do të ishim të gatshëm për gjyq. Kemi materiale që nuk e dijmë sasinë e saktë, dhe ata e dijnë se nuk mund të nxjerrin para afatit të paraparë. Ky material duhet të përkthehet në anglisht sepse prokuroria s’flet shqip, por ky është nivel i joprofesionalizmit për këtë prokurori të pandershme. Kemi të bëjmë me një prokurori që s’ka kredibilitet në aspektin e parashikimeve për fillimin e gjykimit. ”, ka thënë Emmerson.

Pas fjalës së avokatit të Veselit, ka reaguar gjyqtari Nicolas Guillou duke ia tërhequr atij vërejtjen.

“Ju lutem mos ju drejtoni ashtu prokurores sepse s’është e rrugës të veproni kështu zoti Emerson”, tha ai.

“I lus të pranishmit të mos sillen në mënyrë agresive ndaj njëri-tjetrit”, shtoi tutje gjyqtari i procedurës paraprake. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera